• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Nuk mund t’i japësh të drejtë qingjit, kur je duke ndihmuar ujkun

29 March, 2017
në Opinion
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Astrit Patozi

Të dashur Luan, Monika, Petrit, Klajda dhe natyrisht ty Ilir, që flet shumë qartë edhe me heshtjen tënde. Po ja bëni të vështirë këto ditë jetën Taulantit, Gramozit, Blerinës, Famirit, e natyrisht edhe Edit, i cili shkëlqen me mosprononcimin e tij. Ata janë nervozë dhe të irrituar, sa nga shpotitë dhe shigjetat tuaja të helmatisura, por më shumë ngaqë po i mbani zvarrë për koalicionin. Nuk e fshehim dot që na vjen mirë, përsa po ndodh brenda “cadrës” suaj, por deri këtu, nuk ju falenderojmë dot.

Jo thjesht se po vazhdoni cdo të enjte të mbani me oksigjen një qeveri të rrënuar moralisht dhe politikisht prej shumë kohësh, por mbi të gjitha se po u thoni shqiptarëve vetëm gjysmë të vërteta. Dhe në kushtet e krizës së thellë, që ka pushtuar vendin, askush nuk ka nevojë për këtë lloj shërbimi.

Sepse ju nuk jeni as portale dhe as analistë të pavarur, që të qëndroni mes palëve, për t’u bërë thirrje që të pajtohen, duke lëshuar secila nga pozicionet e veta. Ju nuk jeni priftërinj apo hoxhallarë, që predikoni faljen dhe mëshirën, por as pajtues gjaqesh për të ndërmjetësuar paqen mes “mëkatarëve”, që kanë vrarë njëri-tjetrin. Sepse ju jeni pjesë e problemit, përsa kohë i përkisni njërit kamp. Në mënyrë permanente dhe pa asnjë ditë ndërprerjeje. Që nga qershori i 2013-ës, e deri sot që po flasim.

Kur deklaroni se nuk mund të ketë zgjedhje në qershor pa opozitën, mos kujtoni se po i bën ndonjë nder Partisë Demokratike. Madje kam frikë që është e kundërta. Sepse, e thënë kështu, duket sikur është mungesa e opozitës, ajo që e shkakton krizën dhe sikur kjo është cështja që duhet zgjidhur sot në Shqipëri.

Në fakt është kriza, që ka shkaktuar kjo qeveri, e cila vijon të mbahet në këmbë edhe me votat e LSI, ajo që e ka vënë në dyshim pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje. është pikërisht ajo problematikë për të cilën herë pas here, kanë folur edhe Teri, Petriti, Ylli, Luani e ndonjë tjetër, por asnjëherë Iliri. Natyrisht me fushata dhe me leje janë shprehur, por kjo ka pak rëndësi tani. Bandat e kanabisit, kur shartohen me shtetin dhe policinë prodhojnë një përbindësh të frikshëm, i cili i vret që në start zgjedhjet. Dhe të gjithë udhëheqësit e LSI-së, që kanë folur për këtë cështje, kanë pasur plotësisht të drejtë.

Nëse doni të jeni sadopak të besueshëm, hiqni dorë nga pozicioni i mediatorit, sepse as jeni votuar dhe as nuk ju pranon kush për të tillë. E keni detyrim të parë të deklaroni se zgjedhjet në Shqipëri kërcënohen nga qeveria dhe jo nga opozita. Sepse nëse do te ishte tekë e Partisë Demokratike bojkoti i zgjedhjeve, nuk keni asnjë arsye pse të kujtoni se pluralizmi ka ardhur në Shqipëri 27 vjet më parë. Nuk do të cënohej asnjë qime demokracia nga mospjesmarrja e një partie politike në zgjedhje, në rast se petendimet e saj do të ishin të sajuara, por ju e dini po aq mirë sa ne se nuk është kështu. Ndaj edhe ju takon që jo vetëm ta thoni edhe gjysmën tjetër të së vërtetës, por edhe të mbani qëndrimin tuaj për këtë. Cilido qoftë ai. Sepse askush nuk ju pranon në rolin e vëzhguesit të paanshëm, sa kohë që vijon të mbeteni pjesë e rëndësishme e problemit, i cili ka vetëm një emër: Edi Rama dhe qeveria e tij.

Fjala vjen, edhe për rastin e Kavajës, mirë bëtë që e përjashtuat veten nga farsa elektorale. Por duhet ta bëni të qartë për publikun pse e keni marrë këtë vendim. E keni thjesht me kandidatin apo me faktin që aty nuk do të garojë opozita? Kam frikë se është e para, por nuk ka problem, sepse edhe ajo arsye e fortë është. Madje më duket rrëqethës karshillëku i zgjedhjes së re të Edi Ramës. Edhe sikur ta kishim porositur ne të opozitës, nuk do të kishte gjetur më të mirë, për të na dhënë të drejtë.

Po prapëseprapë, Kavaja është shumë pak para humnerës që shfaqet në horizont nga dështimi i sigurt i zgjedhjeve të 18 qershorit, ndaj cdo aktor i rëndësishhëm politik duhet të bëjë aq sa i takon për evitimin kësaj katastrofe kombëtare. Cdo ditë, që kalon, e afron ditën e llogarisë për cilindo përgjegjës. E thënë me dy fjalë, nuk mund t’i japësh të drejtë qingjit, kur je duke ndihmuar ujkun.

Paraardhëse

Tahiri i përgjigjet LSI: Po na sulmoni për ca vota më shumë, por …

Pasardhëse

Shqipja bëhet gjuhë zyrtare në Mal të Zi

Pasardhëse

Shqipja bëhet gjuhë zyrtare në Mal të Zi

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.