• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Nuk mjafton një fjalim”, Basha falënderon demokratët e Fierit

11 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
28
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në takimin e zhvilluar në qytetin e Fierit, kreu i demokratëve, Lulzim Basha tha se nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit. Basha bëri me dije se Partia Demokratike është partia e vetme që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri. Ai gjithashtu theksoi se demokratët e Fierit u treguan të vendosur përballë makinerisë mizore elektorale.

Deklarata e Bashës:

“Përkundër masakrës zgjedhore, anembanë Fierit, sikundër anembanë Shqipërisë, ju vendosët zemrat tuaja, vendosët pasionin tuaj për liri dhe demokraci përballë makinerisë më mizore të masakrës zgjedhore, elektorale që ka vënë ndonjëherë në punë ndonjë forcë politike jo vetëm në Shqipëri, por në Ballkan. Vëllezër dhe motra, bashkimi i zemrave tuaja bëri të mundur që në këtë betejë dega e Fierit, sikundër demokratët anembanë Shqipërisë, të arrinin të sheshonin mosmarrëveshjet, ju ditët t’i linit ato mënjanë dhe të bashkoheshit, sepse kjo familje politike ka një mision për të cilin ka lindur, t’i dal zot Shqipërisë, t’i dal zot shqiptarëve. U futët në këtë betejë të gjithë bashkë të vendosur për ndryshimin, për misionin me të cilin na ngarkuan shqiptarët.

I qëndruat besnik vlerave tona. Që nuk u dhatë për asnjë çast para të zezës, para të keqes, para anti-vlerave. Që zbritët në mejdanin e një beteje të pabarabartë siç e dinim që do të zhvillohej, duke pasur përballë jo thjesht një makineri të partisë shtet të përforcuar nga bandat dhe paratë e oligarkëve e të korrupsionit shtetëror, por duke pasur përballë një kundërshtarë politik si Edi Rama, i cili prej ditës së parë demokratët, opozitarët nuk i konsideron kundërshtarë, por armiq dhe si të tillë i ka trajtuar demokratët fierakë, si armiq në jetët tuaja private, duke ju shkatërruar normalitetin e jetës, normalitetin e fëmijëve tuaj duke u përpjekur të asgjësojë shpresën për një të nesërme.

Unë e di sakrificën tuaj, e di se është e pamundur jo në një, por në dhjetë fjalime të rrëfehet se çfarë do të thotë kjo për ju dhe familjet tuaja, e di dhe e njoh edhe forcën e zemrës tuaj, e cila ju solli në këtë betejë jo sepse ishit të detyruar, por sepse ishit të vendosur për të bërë gjithçka, jo thjeshtë për tu hakmarrë ndaj një kundërshtari barbar, harbut dhe të korruptuar, por për të marrë të drejtën në emër të çdo qytetari fierak, në emër të çdo qytetari shqiptar, në emër të Shqipërisë dhe në emër të demokracisë”, tha Basha.

Paraardhëse

“Nuk do të fitonte më shumë se 20-30% të votave”, Edith Harxhi kap detajin interesant, nxjerr ‘zbuluar’ Lulzim Bashën

Pasardhëse

Edith Harxhi nxjerr për herë të parë mesazhin privat që i ka dërguar Sali Berishës

Pasardhëse

Edith Harxhi nxjerr për herë të parë mesazhin privat që i ka dërguar Sali Berishës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.