• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Nuk keni për ta besuar dot, ja sa paguhen Çani, Fevziu e Gjebrea për një sekond reklamë

20 February, 2021
në Rozë
0
375
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Puna në televizion është sa e vështirë, aq edhe me përfitime të mëdha.Edhe më interesant duket fakti që reklamuesit paguajnë shifra marramendëse për çdo reklamë, të cilat shpesh audiencës i duken të bezdisshme, por që në fund të fundit, rrisin të ardhurat e emisionit.

Për vitin 2017, televizionet duket se kanë bërë pak ndryshime në tarifat që aplikojnë për reklamat që transmetohen para programeve të caktuara, apo në mes të programit. Top Channel për janar-dhjetor 2017 ka vendosur të mbajë pak a shumë të njëjtat tarifa për publicitetin me dy përjashtime.

Transmetimi i një reklame para ‘Procesit Sportiv’ është 1150 lekë/s më lirë sesa një vit më parë. E njëjta situatë paraqitet edhe për “Top Show” me një ulje të tarifës para emisioni me 1150 lekë/sek, por edhe një ulje të tarifës në ndërprerjen e dytë gjatë emisionit me 785 lekë/sek.

Për transmetimet para “The Voice of Albania” ka rritje me 400 lekë/sek më shumë kurse “Në shtëpinë tonë” me 200 lekë/sek.

Ky i fundit ka shënuar rritje të tarifave edhe për ndërprerjet publicitare gjatë transmetimit me 150 lekë për sekondë, duke arritur në 750 lekë/sekondë.

Rekordin për tarifën më të kripur e mban “Portokallia” me 4410 lekë/sekonda para nisjes së programit dhe me 8400 lekë/sekonda gjatë ndërprerjeve të programit.

Tek Televizioni Klan, tarifat që aplikohen për reklamat kanë ndryshime të vogla në total 4, nëse krahasimin e bëjmë me ofertën e 2017 dhe 2016.

Reklamimi para ‘Aldo Morning Show’ kushton gjatë këtij viti 1 euro më shumë për çdo sekondë duke e çuar tarifën finale në 8 euro/sekonda.

Për ndërprerjet publicitare gjatë emisioneve, rritje të tarifës kanë pasur emisioni ‘Opinion’ (të hënë, të martë dhe të mërkurë, por përjashtuar të enjten) nga 20 euro/sek në 23 euro/sek për 2017, si dhe ‘Zonë e lirë’ e ‘Dance with me’ që kanë rritur me nga 10 euro/sek tarifën për reklamat që transmetohen në mes të transmetimit.

Tarifa më e shtrenjtë për reklama në Klan para emisioneve aplikohet gjatë ‘Opinion’-it të së enjtes, ‘Zonë e Lirë’, ‘Xing me Ermalin’, ‘Dance with me’, ‘Your Face Sounds Familiar” me 25 euro/sek, kurse për ndërprerjet gjatë emisionit, tarifa që aplikohet për shumicën prej këtyre emisioneve është 50 euro/sek.

Vizion Plus përsërit të njëjtën panoramë sikurse edhe dy televizionet e tjera. Tarifat e saj për 2017 lidhur me reklamat nuk kanë ndryshuar.

Më shtrenjtë edhe këtu kushton argëtimi ku tarifa më e kripur është për emisionin ‘Dancing with the Stars’ me një vlerë 7700 lekë/sek, kurse ‘Al Pazar’ dhe ‘Apartamenti 2XL’ aplikojnë një tarifë 6600 lekë për reklamat që transmetohen gjatë ndërprerjeve.

Paraardhëse

Autorja e Për’Puthen “shënjestron” keq Tean dhe Beartin: Kam prova, po të dua i dëmtoj

Pasardhëse

‘Të larguarit nga LSI-ja janë llum’, Kryemadhi reagon pas deklaratës së Metës

Pasardhëse

‘Të larguarit nga LSI-ja janë llum’, Kryemadhi reagon pas deklaratës së Metës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.