• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Nuk ka ujë që i lan, as Lulin as Monikën

28 July, 2017
në Opinion
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Andi Bushati

Një luftë sa e paprecedentë po aq edhe absurde ka nisur mes PD- së dhe LSI-së për monopolin e opozitës më radikale dhe më të fortë. Ka mjaftuar një debat lokal si ai i çmimit të ujit në Tiranë që të dyja këto forca politike t’i përvishen njëra-tjetrës me një gjuhë edhe më të egër se ajo që përdorën kundër “armikut” të tyre të vërtetë.

Në fillim Basha e quajti lSI-në një parti të kapur dhe të koruptuar dhe e vetëshpalli PD-në si të vetmen forcë që mendon për njerëzit. Me të njëjtën monedhë u përgjigj, flakë për flakë, Monika Kryemadhi. Ajo nënvizoi faktin se partia që drejton është e vetmja që ngre zërin në favor të qytetarëve. Ajo madje shkoi edhe më tej kur i kujtoi Bashës këshilltarët e tij që ndenjën në sallë për të përfituar nga kreditë e buta të bashkisë dhe flirtin e tij ende të pakonsumuar me Ramën (lexo shkrimin poshte).

Në çdo situatë normale detyra e një partie dinjitoze opozitare do të qe jo vetëm debati real për rritjen e çmimit të ujit, shkelen e procedurave që u bënë për miratimin e tij dhe mbi të gjitha fakti që Erion Veliaj adoptoi edhe në Bashki paraktikat e blerjes së votave që ushtron prej kaq kohësh mentori i tij në kryeministri.

Pra, puna e opozitës së vërtetë, pas votimit të djeshëm, do duhej të ishte denoncimi i këtyre fakteve dhe evidentimi sa më zëshëm i tyre. Por, në vend të kësaj ne pamë debatin e shëmtuar se kush mban skeptrin e pushtetit të një opozite të vërtetë.

E gjithë kjo parodi që të ngjall krupë tregon në fakt shumë më shumë sesa kacafytja live e Bashës me Kryemadhin.

Së pari ajo vë në diskutim pastërtinë e kauzave opozitare të mbrojtura si nga njëri dhe nga tjetri. Po t’i besosh parimit se asnjë njeri i ndershëm nuk del të klithë në pazar se është i tillë, por mundohet t’a dëshmojë atë për çdo ditë me punën e vet, lufta për të marrë me deklarata monopolin e mbrojtësit të interesave të qytetarëve i ngjan një gare qesharake. Ajo dëshmon se ata që bërtasin më shumë janë të kompleksuar nga mosbesimi që tregon shoqëria ndaj qëndrimeve të tyre.

Së dyti kjo kacafytje mes PD-së dhe LSI-së tregon se ato vijnë nga i njëjti mentalitet që peretendon se pushteti nuk është një kredo morale që fitohet, por një qëllim në vetvete që uzurpohet. Po të mos ishte kështu, si PD-ja dhe LSI-a nuk do rendnin të na tregonin se ato e bënë detyrën ndaj nesh më mirë se tjetri. Qëllimi i tyre do të qe të votonin kundër ngritjes së çmimit të ujit, të bindin me argumenta se pse vepruan kështu, dhe në fund të na tregonin se përse Rilindja dhe Veliaj bënë gjënë e gabuar duke përdorur për më tepër metoda makiavelike.

Vetëm kështu ato do t’i linin njerëzve të drejtën për të gjykuar se kush e ka kryer më mirë misionin e tij.

Ndërsa mënyra arrogante e të bërit njëkohësisht edhe lojtarin edhe arbitrin, duke bërtitur se jam unë ai që e mbroj më mirë interesin qytetar, tregon se ato janë pashërueshmërisht të prekura nga sindromi i dominimit të publikut në mënyrë të dhunshme.

Dhe së treti, duke u sjellë në kësisoj, pra duke u kacafytur se kush po i lufton më shumë rilindasit, Ramën dhe Velinë, PD-ja dhe LSI-a po bëjnë automatikisht lojën e tyre. Pas fitores dërrmuese së 25 qershorit, pas kalcifikimit të lidhjeve me oligarkët, bosët e mediave dhe botën e errët të krimit, pushteti është bërë më i rrezikshëm se kurrë. Si i tillë ai mund të përballohet vetëm me një front opozitar, me një tubim të të gjitha zërave, elementëve dhe ideve që e kundërshtojnë demokracinë iliberale që po instalohet.

Çdo ide për ta fragmentarizuar këtë përbashkim në emër të monopolizimit të opozitës, nuk është gjë tjetër veçse një ndihmë për Edi Ramën. As më shumë as më pak, këtë bënë Luli dhe Monika duke dëshmuar edhe njëherë se mëkatet e tyre nuk ka debat për ujin që mundet t’i lajë.

Paraardhëse

Të gjithë në ajër, shtohen pasagjerët që kanë udhëtuar nga Rinasi

Pasardhëse

Ti nuk lexon

Pasardhëse

Ti nuk lexon

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.