• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Nuk jemi partia e atij që rrihet me karrige për t’u bërë deputet”, Erion Veliaj jep mesazhin e fortë

14 October, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha në Asamblenë e PS në Shën Gjergj, se Partia Socialiste është një familje e madhe e njerëzve të punës, që ia dalin vetë, e çunave dhe e gocave të sakrificës, duke sjellë emra dhe shembuj suksesi të njerëzve të thjeshtë, të cilët ngrihen çdo mëngjes për të punuar për familjet e tyre.

“Nëse për të tjerët partia është kthyer në parti familjare, – njëherë e burrit, pastaj e gruas, pastaj e shokut të ngushtë, dhe ti nuk e di nëse është e Lulit, apo e Berishës, – PS është partia e Vitmarit, e një çuni që nuk ishte VIP, që nuk e promovoi njeri në festival, e një çuni që çdo gjë e ka arritur me mund, që i ka rënë kitares edhe në rrugë, edhe në autobus e park; ne jemi partia e Marselës, e një goce e cila ka shkuar me gomone, me nënën dhe motrën e saj, në Itali, e rritur vetë me sakrifica, pa emrin e babit e të mamit, pa njohje, pa maxhordomë që i hapin derën; ne jemi partia e çunave dhe gocave të këtij qyteti, që ia dalin edhe vetë, e njerëzve që kanë bërë 100 sakrifica, që nuk janë katapultuar as nga Hollanda dhe as i kanë bërë shkollat jashtë se kanë pasur mamin dhe babin të pasur, por janë rritur vetë. Unë besoj se ne jemi partia e këtyre njerëzve,” – tha Veliaj.

Duke sjellë shembuj të njerëzve të zakonshëm, por që kanë krijuar diçka me sukses në Shëngjergj, që përpiqen me mund e djersë çdo ditë për të rritur aktivitetin e tyre, Veliaj dhe se çelësi i këtij suksesi, nga i cili frymëzohet edhe vetë Partisë Socialiste, është vetëm puna.

“Ne jemi partia e Armirit, i cili rrit në Shën Gjergj troftën e racës kaliforniane, më e mira në Shqipëri. Ne jemi partia e Hakiut dhe do jemi partia e çdo Hakiu, derisa të bëjmë edhe shtëpinë e fundit të tërmetit. Ne jemi partia e Osmanit dhe e Besit, që kanë një baxho ku mbledhin qumështin e gjithë lagjes. Ne jemi partia e Xhelalit, jo e Xhelalit që rrihet me karrige në kokë për t’u bërë deputet, por e Xhelalit që ka stallën me 25 dhi, që mban familjen e vet. Ne jemi partia e Ibies, që ka një serë modeste me domate; jemi partia e Çimit, që ka bërë një bujtinë shumë modeste, partia e Conit, i cili kujdeset për një mulli që në kohën e gjyshërve të tij,” – tha Veliaj.

“Ne jemi partia e këtyre njerëzve që, ndoshta nuk kanë mbiemra të mëdhenj, që nuk janë VIP-a, që nuk njohin dreqin e të birin për të mbaruar punë, por që me djersën e tyre duan vetëm një mundësi,” shtoi ai. Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherësh drejtues i PS për qarkun e Tiranës, u shpreh se kjo forcë politike është e vetmja që iu gjendet pranë qytetarëve, pavarësisht teserës që ata kanë, pavarësisht se janë në qytet apo në periferi, por vetëm në bazë të nevojës dhe problemeve që ata kanë. “Ishte gëzim shumë i madh kur njerëzit dilnin nga Njësia dhe thoshin “mora certifikatën e pronës”, “mora certifikatën e banesës”, “mora dëmshpërblimin për tërmetin”, “mora kontratën për shtëpinë e re që do të bëhet nga tërmeti”! Ne jemi partia e këtyre njerëzve që kanë një nevojë dhe në ditën e nevojës, në orën 04:00 të mëngjesit kur bie tërmeti, themi: “O burra, o gra të dalim e të ndihmojmë! Nuk kthehemi në anën tjetër dhe t’ia rrasim gjumit e më pas të zgjohemi në 11:00 për konferencën e shtypit, apo twitt-in e radhës që çmend dynjanë”, – deklaroi Veliaj.

Paraardhëse

Shpërthejnë keq tensionet! Erdogan vijon me deklaratat kërcënuese: Greqisë do i japim përgjigjen që meriton

Pasardhëse

Çfarë po paralajmëron presidenti Meta? Shfaqet me dy ish-eksponentët e PS dhe jep mesazhin e koduar

Pasardhëse

Çfarë po paralajmëron presidenti Meta? Shfaqet me dy ish-eksponentët e PS dhe jep mesazhin e koduar

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.