• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Nuk është Klop, as Guardiola, trajneri më i mirë i dekadës zgjidhet Simeone

14 January, 2021
në Sport
0
23
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pep Guardiola dhe Jurgen Klop, pa lënë mënjanë dhe Hoze Murinjon dhe Zinedin Zidanin, cilësohen trajnerët më të mëdhenj të viteve të fundit, dëshmuar me sukseset e tyre në top-ligat europiane dhe në kompeticionet më të rëndësishme kontinentale që organizohen nga UEFA.

Por asnjëri prej tyre nuk ka marrë vendin e parë në votimet që janë bërë për trajnerin më të mirë dt dhjetëvjeçarit. Ai është argjentinasi Diego Simeone, i Atletikos së Madridit. Dhe është zgjedhur si i tillë, përpara Klopit, Guardiolës e Murinjos pasi mban skuadrën e tij madrilene në nivele të larta prej shumë vitesh. Me një buxhet të vogël, të pakrahasueshëm me Realin, ai ka mundur ta rivalizojë Realin e Barçën dhe shumë skuadra të mëdha europiane me Atletikon e tij.

Kështu, Diego Simeone ka bërë shumë arritje në krye të Atletiko Madrid, duke e kthyer këtë klub në shumë konkurrues duke mbërritur në dy finale të Ligës së Kampionëve si dhe duke fituar njëherë La Liga-n (2014), e cila nuk është aspak e lehtë pasi është konkurrenca e Real Madrid dhe Barcelona. Dhe, kjo është e dallueshme kur para se Simeone t’i shpallte kampion, Atletiko e kishte fituar titullin e fundit në vitin 1996. Të gjitha këto, kanë bërë që IFFHS ta shpallë argjentinasin si Trajnerin e Dekadës.

Falë 152 pikëve të grumbulluara, Simeone ka lënë pas tij Pep Guardiolën me 144 pikë dhe Jurgen Klop me 105 pikë. Ndërkaq, në vazhdimin e kësaj liste në vend të katërt është pozicionuar Murinjo dhe pas tij Alegri, Emeri, Zidan, Ançeloti, Poçetino dhe mbyll 10-shen e parë Galardo. Kështu, jashtë saj mbeten emra prestigjiozë si Konte, Ferguson, Luis Enrike apo Klaudio Ranieri. Ndërkohë që ka elozhe dhe vlerësime të larta për trajnerin Diego Simeone, klubi i Atletikos së Madridit është hedhur në merkato për të afruar lojtarë cilësorë dhe dje erdhi një prurje cilësore që e kishte dashur më parë tekniku Simenone.

Kështu, Tashmë është gjithçka zyrtare, Musa Dembele është lojtar i Atletikos de Madrid. Futbollisti francez iu bashkua në huazim “Los Colchoneros”, që e zyrtarizuan këtë mbrëmje, pasi kishte humbur rolin e titullarit tek Lioni, skuadër me të cilën është aktivizuar vetëm gjashtë herë në Ligue 1 këtë sezon. Musa Dembele nuk ishte në gjendje të udhëtonte të hënën drejt Spanjës për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

Gjithsesi, 24 orë më vonë, sulmuesi përfundimisht zbarkoi në vendin iberik ndërsa gjatë kësaj të mërkure kaloi dhe testet mjekësore. Për të mbushur vendin e lënë bosh nga Musa Dembele, Lioni afroi Islam Slimanin, sulmuesi që ishte në pronësi të Leicester Siti, por që gjatë pjesës së parë të sezonit luajti në huazim te Monako (vendosi të mos e ushtronte të drejtën për blerjen e kartonit të algjerianit). Mbetet të shihet se çfarë blerjesh të tjera do të bëjë Simeone tek Atletiko këtë merkato dimri, por është fakt se këtë sezon skuadra e tij lufton për titullin kampion në Spanjë.

Paraardhëse

Greta Koçi është larguar nga Shqipëria? Që prej disa muajsh këngëtarja shfaqet vetëm në këtë shtet (FOTO)

Pasardhëse

Turqia dhe Greqia japin dorën në Tiranë? Arjan Çani: Rama ka arritur një nivel strategjik që Shqipëria nuk e ka njohur më parë (VIDEO)

Pasardhëse

Turqia dhe Greqia japin dorën në Tiranë? Arjan Çani: Rama ka arritur një nivel strategjik që Shqipëria nuk e ka njohur më parë (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.