• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Nuk është fatkeqësi natyrore”, kriza energjetike në vend, reagon Artan Fuga: Të rrimë në shtëpi me pallto dhe dorashka?!

3 October, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
187
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Akademiku Artan Fuga ka reaguar në lidhje me shpalljen e krizës energjitike në vend që u bë ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp.

Akademiku Artan Fuga në një postim në rrjetin e tij social ka theksuar se as qeveria dhe as opozita nuk kanë parashtruar një plan konkret sa i përket krizës energjetike në vend.

Sipas tij, interesat klienteliste kanë dëmtuar shumë qytetarët të cilët i kanë marrë nga vendbanimet e tyre nëpër fshatra dhe i kanë sjellë në pallate të ndërtuara për t’u shërbyer qendrave tregtare.

Postimi i plotë:

“Nuk është fatkeqësi natyrore ngritja e çmimit të gazit, energjisë elektrike dhe e naftës. Nuk është fare si tërmeti, si pandemia. Mos ngatërrojmë dukuritë ekonomike me ato natyrore.

Nuk shpjegohet problemi shqiptar me dukuri globale. Cfarë lidhje ka përshembull Rroskoveci me Londrën, Tokion a Milanon?

Struktura jonë e prodhimit është krejt tjetër. Ne prodhojmë domate, presh. Ata prodhojnë makina.
Por, kur prej dekadash ngremë problemin ore ne bijtë e Konti Kacikut jemi që ngrohemi me korrent, askush nuk ta vë veshin! Fut ndërto pa fund kate, merre popullsinë që dikur ngrohej hohoho me dru, në qytete si klientelë për qendrat e mëdha tregtare, dhe tani bërtasim: Fatkeqësiiiiiiiii natyroreeeeeee globaleeeeee, po vjeeeeeeen!

Cfarë do bëjmë tani? Hë! Të rrimë në shtëpi me pallto dhe dorashka! Apo do të vijnë orët e zgajtura pa drita e korrent e të kthehemi te qiriri! Po ashensorët t’i punojmë me ujë?

Për të qarë dhe qeshur!

Kur u rrit çmimi i energjisë, a eksportojmë energji elektrike ne apo rrimë kot? Dhjetfish t’a shesim!
Këto na tregoni se për të bërtitur : erdhiiiii kriza ! nuk është ndonjë zor!

Shpjegojmë Shqipërinë dje ekonominë e saj me bursat globale

Opozita është mbyllur krejtësisht në një mendim ekonomik formalist, jo ul taksën, jo buxheti, jo ndihma! Do ta kuptojnë ndonjëherë se me mekanizma monetaristë ne nuk dalim kurrë nga qorrsokaku ku kemi hyrë.

Duhen reforma strukturore të ekonomisë dhe prodhimit. Ndryshe, kot, i kërkojmë qeverisë të kullandriset me ca burime financiare që i jep këtu dhe i heq aty.

Mjerim i madh!

Mirë qeveria që është ulur mbi një model ekonomik që e zhyt popullsinë në krizë dhe varfëri, po opozita çfarë ka që nuk ka program ekonomik për të nxjerrë Shqipërinë nga kolapsi por na propozon vetëm politikën e arnimeve financiare!” u shpreh Fuga.

Paraardhëse

Albin Kurti e pret në zyrë policin që e arrestoi 16 vite më parë

Pasardhëse

Berisha “kërcënon” Ramën për rritjen e çmimit të energjisë: Guxo po ta mbajti

Pasardhëse

Berisha “kërcënon” Ramën për rritjen e çmimit të energjisë: Guxo po ta mbajti

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.