Klajdi Qato është një nga të mbijetuarit e tërmetit. 24-vjeçari ka rrëfyer për “Open” momentet e ferrit pas tërmetit.
“Në momentin që rashe isha mirë, kisha shpresë se do ia dilja, mua afruan ekipet që pastaj edhe me shpëtuan, erdhi edhe ekipi grek, nuk e besoja kurrë që mund të dilja që aty. Më mbajti edhe kurajo dhe guximi që më dha doktori , mendova se i humba shpresat. Gjëja e parë që doja të bëja ishte të takoja ekipin grek, por doktori nuk më la se kisha nevojë për kujdes”, tha Klajdi.
Diskutime rreth kësaj post