• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Nuk duam Vetting, por luftë klasash!

28 October, 2016
në Opinion
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Ardit Rada

Miratimi i Reformës në Drejtësi duke se ka zgjuar së fundim guximin jo vetëm te qytetarët që prej vitesh kanë trokitur në dyert e redaksive, por edhe të vetë mediave që më në fund kanë nisur publikimin e rasteve abuzive. Ndryshe nuk ka sesi të shpjegohet denoncimi i dy rasteve brenda një muaji, me zë dhe figurë, njëri nga Prokuroria e Tiranës e tjetri nga Gjykata e Gjirokastrës.

Rasti i Guximtarit erdhi mbrëmjen e sotme si një dëshmi e së keqes më të vogël, e favorit më banal, e kërkesës më primitive që mund të ketë një gjyqtar ndaj palës nën gjykim. E megjithatë, ajo i bashkëlidhet provave se në 24 vite vetëm pushteti u bë ujk për njeriun dhe se drejtësi ka, por ajo kushton pak shtrenjtë.

Si pjesë e publikut dhe si shtetas i pandarë i Shqipërisë marr përsipër të deklaroj se audio-filmimi i mbërritur nga Gjirokastra nuk shokoi askënd nga publiku. Raste të tilla edhe në mos qofshin denoncuar më parë apo provuar mbi kurriz nga qytetarët, janë nga ato  ngjarje që mendja na e merr se ndodhin në çdo orë të ditës. Dhe ky denoncim erdhi pikërisht kur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese bllokuan ligjin e Vetting për arsye të interesave personale, politike apo ligjërisht. Mund të jetë rastësi apo jo, por Vetting-u u shumëfryrë nga maxhoranca dhe i masakruar me turlilloj argumentesh nga opozita mbetet ende një mister i madh për qytetarët.

E thënë troç, kush ka pasur të bëjë me sistemin e drejtësisë dhe është detyruar që në shkëmbim të ofrojë për të marrë atë që i takon, Vetting-un e sheh jo si një ofertë politike për të marrë mbrapsht të drejtën dhe ryshfetin e dhënë. E sheh thjeshtë si një kleçkë për t’u larguar nga puna e për të qendruar ‘i imi’ dhe ‘i yti’. Reforma në Drejtësi është në vetvete një tjetër ligj që ka kërkuar ‘punë bindëse’ me publikun, por që për arsye imediate sikurse na e kanë shpjeguar, nuk u bë.

Kësisoj, askush nuk do të kënaqet me pastrimin e Drejtësisë në mënyrë vullnetare përmes dorëheqjeve për shkaqe familjare, shëndetësore, mbarim mandati e të tjera bishta si këto. Dhe kjo, në rastin se vërtetë e kanë frikë Vetting-un, që është kthyer si pështyma e përditshme në retorikën e klasës politike. Të gjithë të sipërpërmendurit që janë shtrënguar të paguajnë në një formë apo në një tjetër për ta blerë drejtësinë; Të gjithë ata që politikës nuk ia kanë parë hajrin në asnjë orë të 24 viteve të fundit, të jeni të sigurtë se nuk mjaftohen me një burgim të shtrënguesit. Aq më tepër me një ndarje të paqtë.

Shqiptarët duan që kur ‘Guximtarët’ apo ‘Fatosët’ të shkojnë në Gjykatë, aty t’i presë një ‘Eulex’, në mos një gijotinë. Shqiptarët duan që kur ata të dënohen me aq sa u takon, lekët që u kanë marrë të mos i gëzojnë kalamajtë e tyre apo të jenë fshehur dikur nën dhe si qypat e pasanikëve. Shqiptarët duan ndëshkim, mundësisht shembullor dhe publik. Duan hakmarrjen më të pashembullt ndaj atyre që pasi i kanë zvarritur për vite të tëra shkallë më shkallë, në fund e ndajnë pazarin dhe mundësisht të heqin edhe brekët. Shqiptarët nuk duan Vetting të dyshimtë dhe përralla televizive me gjykata speciale & alienë. Duan luftë klasash, që soji e sorollopi jo vetëm të mos gëzojë lekët e djersës e të gjakut që u kanë dhënë si kusht i paravendosur,  por as të mos kenë mundësinë që përmes çyçyve-ve të nxjerrin etërit nga burgu.

Në mos përmes kolegëve e tyre, përmes Venecias.

Paraardhëse

75 arsye për të udhëtuar në Shqipëri. Menjëherë!

Pasardhëse

Lavdia e harruar e Perandorisë Bizantine themeluar dhe drejtuar nga ilirët

Pasardhëse
bizantine

Lavdia e harruar e Perandorisë Bizantine themeluar dhe drejtuar nga ilirët

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.