• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Nuk bëj kompromis me zërin e qytetarëve”, kandidatja e PD-së në Qarkun e Tiranës tregon prioritetet, jep mesazhin e fortë

8 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
78
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kandidatja e PD-së në Qarkun e Tiranës, Lediana Fratari deklaroi se nuk bën asnjë lloj kompromisi me zërin e qytetarëve.

Fratari theksoi se kudo që shkon e bën fushatë, vë re se qytetarët e duan ndryshimin.

“Ishte zgjidhje e imja që të isha pjesë e garës, jam numri 34 në listën e Tiranës. Shqipëria ka nevojë për ndryshim. Unë besoj thellësisht se ka nevojë për shpresë dhe të rinjtë janë ata që mund të sjellin ndryshime. Kemi tetë vjet keqqeverisje dhe programi i PD premton gjëra që janë të arritshme, për të sjellë normalitet për qytetarët. Kur takoj qytetarët në Tiranë, të gjithë duan ndryshim në çdo sektor.

Kam qenë pjesë e PD-së prej kohësh dhe ka qenë dëshirë e imja që të jem në listën e Tiranës dhe të konkurroj për deputete. Unë besoj tek e djathta, sepse unë vij nga familje e djathtë, paraardhësit e mi kanë qenë të përndjekur dhe ndjej që të sjellë ndryshim. babai im ka ndërtuar firmën e parë të ndërtimit në Shqipëri, angazhimet e tij kanë qenë të shkëputura nga politika, por unë besoj se ndryshimi vjen nga politik-bërja”, – tha Fratari.

Lediana Fratari nënvizoi se kërkon mbështetjen e rinisë, për të përfaqësuar sa më denjësisht ata.

“Kërkoj mbështetje nga rinia. Iu kërkoj që të votojnë njërën, që është njësoj si ata. Dua që të sjellë ndryshim dhe rinia është ajo që thith më shumë idetë e reja. Për të përndjekurit politikë, janë kërkesa që duhet të plotësohen. Duhet bërë Ligji i Lustracionit. Shqipëria është i vetmi vend në rajon, që nuk ka zgjidhur këtë gjë e është kusht i BE-së.

Basha ka premtuar se Shqipëria do të integrohet në BE. Unë kam mbaruar për Shkenca Politike dhe e di sa e rëndësishme është që vendi ynë të integrohet në union. Basha ishte ai që iu dha shqiptarëve lëvizjen e lirë dhe ne e kemi parë sa e rëndësishme është lëvizja qytetare drejt Europës. Nuk bëj kompromis me zërin e qytetarëve”, – u shpreh Fratari.

Më tej, Fratari tha se shit-blerja e votës është një problem shumë i madh në Shqipëri.

“Kemi parë shitje dhe blerje votash në Shqipëri, por kjo mënyrë dënohet me ligj. Shit-blerja e votës është fenomen që sa vjen e shtohet në Shqipëri dhe lidhet me varfërinë e madhe në vend. Në njësinë 5 mund të ketë raste sporadike, në qendër të Tiranës është pak më vështirë, por ndodh edhe nëë kryeqytet e në zona të tjera të Shqipërisë. Qeveria duhet që të sigurojë që të mos ketë shit-blerje votash”, – deklaroi Fratari.

Lediana Fratari iu ka premtuar qytetarëve, se do të jetë besnike e kauzave qytetare.

“Unë i kam bërë premtim PD-së se dua të jem në Kuvendin e Shqipërisë. Premtoj se nuk do bëjë asnjë kompromis dhe të sjell frymën e rinisë, që të ndryshojnë shumë gjëra në vend. Shqiptarëve iu është shuar shpresa, nga rrënimi ekonomik, nga premtime boshe për 300 mijë vende pune që nuk u hapën kurrë, me shëndetësinë falas që nuk u bë kurrë e tillë. Dua të bëj premtime reale dhe t’i mbaj ato, duke qenë besnik me qytetarët”, – përmbylli Fratari.

Paraardhëse

“Është i pakorruptueshëm edhe i palodhshëm”, Albin Kurti fushatë në Shqipëri: Votoni mikun tim

Pasardhëse

Floriana Garo: Vetëm Basha do të sjellë ndryshimin që na nevojitet (VIDEO)

Pasardhëse

Floriana Garo: Vetëm Basha do të sjellë ndryshimin që na nevojitet (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.