• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Nuk arriti të fitonte zgjedhjet në PD, reagon Edith Harxhi me një kërkesë të veçantë për demokratët

14 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
135
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Edith Harxhi nuk arriti të fitonte zgjedhjet brenda PD-së dhe të zgjidhej kryetarja e re e partisë, duke arritur të marrë më shumë se 900 vota, të cilat ishin të pamjaftueshme.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo ka falenderuar anëtarët e PD-së për mbështetjen, teksa thotë se asgjë nuk do ta ndalojë në misionin për të reformuar dhe ringritur PD-në.

Harxhi shprehet se do të vazhdojë të kërkojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe të kërkohet ndalimi i korrupsionit në çdo nivel të jetës.

Postimi i plotë:

“Të nderuar miq, antarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike,

Ju falenderoj nga zemra për mbështetjen dje gjatë procesit zgjedhor për Kryetare të Partisë Demokratike. Falenderoj të gjithë ata që votuan për mua por edhe ata që nuk votuan për mua pasi demokracia gjithmonë duhet të shprehet me votë. Falenderoj me mirënjohje të gjithë vëzhguesit e mi gjatë procesit zgjedhor, kontribuesit dhe miqtë e mi që punuan këto tre javë, si dhe Grupin për PD-në që ishin me mua në këtë betejë. Falenderoj edhe të gjithë gazetarët dhe punonjësit e medias për interesin e tyre dhe punën e palodhur.

Ju shpreh gjithë mirënjohjen time për kohën dhe vëmendjen që më keni kushtuar. Gjatë këtyre dy javëve pata nderin dhe kënaqësinë t’ju takoja, të bisedonim dhe të bashkëndanim shqetësimet tona për gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen partia jonë dhe Shqipëria.

Natyrisht koha ishte mjaft e kufizuar dhe e pamjaftueshme. Por ky është vetëm fillimi. Sepse, sic ju kam premtuar, unë do të vazhdoj të bashkëbisedoj me ju në cdo cep të vendit për të ringritur të djathtën dhe shpresën. Ne do gjejmë zgjidhjet më të mira për t’i rikthyer Partisë Demokratike vlerat, dinjitetin, forcën dhe rëndësinë e humbur, për ta ribërë atë përsëri një parti qeverisëse dhe të djathtën Shqiptare konkuruese dhe të fortë.

Lidhur me atë që ndodhi dje, gjatë procesit zgjedhor, së shpejti do të them mendimet e mija, mbështetur mbi fakte. Por, natyrisht, gjithçka ndodhi dje nuk do pengojë dhe, aq më pak, t’a ndalojë misionin tonë të përbashkët për të reformuar dhe ringritur PD-në. Ne duhet të vazhdojmë të kërkojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme si dhe të ndalim korrupsionin në cdo nivel të jetës. Unë nuk i lë kauzat në mes…

Duke ju shprehur përsëri gjithë mirënjohjen dhe nderimin tim.

Me respekt, Edith Harxhi”, ka shkruar ajo.

Paraardhëse

Hapja e negociatave me BE, ministrja Xhaçka jep lajmin fantastik për Shqipërinë

Pasardhëse

Ambasadori Soreca jep lajmin e shumëpritur: Do ndodhë nga 1 korriku

Pasardhëse

Ambasadori Soreca jep lajmin e shumëpritur: Do ndodhë nga 1 korriku

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.