• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Non-grata” britanike po lë pa gjumë politikanë dhe biznesmenë në Shqipëri

8 September, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
58
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Prej më shumë se një muaji dhjetra politikanë dhe biznesmenë në Shqipëri po kalojnë momente jo fort të këndshme, pas lajmit se në Tiranë ka mbërritur “lista e zezë” e Britanisë së Madhe.

Rreth një muaj më parë informoi publikun mbi mbërritjen e listës non-grata të Britanisë së Madhe, ku përfshihen emra politikanësh mjaft të rëndësishëm si në kampin e opozitës, po ashtu dhe në atë të mazhorancës.

Lidhur me këtë lajm reagoi edhe profesori i kriminalistikës dhe sigurisë, Ervin Karamuço, i cili përmes një statusi në Facebook, theksonte se lista duhet të bëhet publike.

Ndërkohë që ditën e sotme, deputeti Dashnor Sula në një intervistë televizve ka deklaruar se në listën “non-grata” të Britanisë së Madhe, janë 12 politikanë, ku 10 janë nga ana e mazhorancës dhe 2 nga ana e opozitës.

“Ka ardhur një listë e re nga Britania e Madhe me Non Grada. Janë 12 emra, 10 mazhoranca 2 opozita. Tek opozita janë në nivel normal e në nivele të ulëta, ndërsa tek mazhoranca janë në nivele shumë të larta, deputetë, ministra dhe shumë të tjerë. E ka njoftimin qeveria! A ka normalitet që të flitet për ‘non grata’. I ke edhe ish-ministra edhe janë”, është shprehur Sula në Report Tv.

Burime për AlbEu.com, konfirmojnë se lista është më e gjërë se 12 persona, pasi në listë janë edhe emra të njohur të biznesit në vend.

Kujtojmë që pak ditë më parë burime të nivelit të lartë politik në Shqipëri, theksuan për AlbEu.com, se lista me emra pritet të bëhet publike pas përfundimit të Samiti të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë në muajin shtator.

Sipas zyrtarit të lartë, jo vetëm britanikët, por në përgjithsi të gjitha shtetet perëndimore e kanë politikë të tyren që informacionet sensitive nuk i ndajnë me publikun e gjërë para ngjarjeve të mëdha, siç është në rastin konkret Samiti që do të mbahet në Tiranë, ku pritet të marrin pjesë të gjithë liderët e BE.

Burimet theksuan gjithashtu, se disa nga emrat që janë në listën e Britanisë, janë të njëjtët të shpallur “non-grata” edhe nga SHBA.

Paraardhëse

“Shqiptarët e dinë mirë se çfarë bëjmë për ta”, Xhaka: Kombësinë nuk e kam mohuar kurrë!

Pasardhëse

Media greke: Xhaçka-n e “hëngri” Beleri

Pasardhëse

Media greke: Xhaçka-n e “hëngri” Beleri

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.