• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

‘Njerëzit bërtisnin në rrënoja’, mjekët rrëfejnë çastet e tmerrit nga tërmeti: Ja si shpëtuam 17-vjeçarin

16 December, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
23
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ekipi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore ka treguar momentet e përjetuara teksa ndodheshin në krye të detyrës ditën e 26 nëntorit, kur vendi u godit nga tërmeti 7 ballësh.

Në një video të shpërndarë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, mjekët e urgjencës kombëtare rrëfejnë çastet që kaluan në terren pranë rrënojave duke tentuar për të nxjerrë të gjallë sa më shumë persona që kishin mbetur nën to.

“Një lumë telefonatash, 100, 200 edhe përnjëherësh. Një nga infermierët e dëgjoja për një pallat të shembur në Thumanë, dikush tjetër pallat në Durrës 6-katësh”, tregon Dr. Eraldo Xhelili.

Dr. Juna Hutaj ishtë në krye të detyrës bashkë me kolegët dhe tregon për momentet kur banorët po nxirreshin nga rrënojat.

“Ishim pjesë e shërbimit të turnit të natës. Telefonata e parë ishte në Thumanë, një persona me informonte për shembjen e një pallati,”-thotë njëri prej tyre.

Ndërsa një tjetër doktoreshë tregon përballjen e parë me grumbullin e rrënojave të shtëpive që ishin shembur e kishin zënë banorët brenda.

“Tek pallati 6-katësh nga brenda dëgjonim një zë. Herë pas here stafi i ynë mjekësor duhet të futej brenda. Kishte nevoje për oksigjen, kishte nevojë për likide. Ishte distancë shumë e thellë, rreth 5 metra”, rrëfen doktoresha.

Dr. Eraldo Kushta, një tjetër pjesëtar i ekipit të urgjencës kombëtare tregon: Në momentin e parë që vajtëm atje ishte një ka os total. Njerëz që bërtisnin, familjarë, dëgjonim familjarë. Dëgjonim zëra që thoshin vila kishte 4 kate dhe në shikonim vetëm një grumbull me materiale.

Ndërsa Dr. Skënder Brataj, drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore rrëfeu momentin e shpëtimit të një të riu në zonën e Kënetës.

“Me një nga ekipet që kishim çuar tek këneta po asistonim dhe po dëgjonim poshtë rrënojave kërkesa për ndihmë të 17 vjeçarit, që për fatin e mirë pastaj duke punuar me duar për 6 orë rrjesht në bashkëpunim mundëm që ta shpëtonim 17 vjeçarin dhe e sollëm drejt spitalit të Traumës. Momenti i daljes së tij kuptohet është jeta që fiton mbi çdo gjë”, rrëfen Brataj.

Pasojat e lëkundeve që shënuan 7 ballë ishin 51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 3 javë nga tërmetit toka ende dridhet nga paslëkundjet, të cilat përgjithësisht kanë pasur intensitet të ulët. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde për të rikuperuar humbjet e shkaktuara nga fatkeqsia e tërmetit.

VIDEO:

Paraardhëse

Ja çfarë fshihet pas kërkesës së “errët” të Edi Ramës për shtyrjen e Gjendjes së Jashtëzakonshme

Pasardhëse

4 tërmete brenda orës në Itali, njerëzit në panik, ja ku ishte epiqendra

Pasardhëse

4 tërmete brenda orës në Itali, njerëzit në panik, ja ku ishte epiqendra

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.