Në kuadër të një vjetorit nga tërmeti tragjik ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri ka dalë me një mesazh të fortë. Në një postim në rrjete sociale, Soreca e cilëson si tërmetin më shkatërrues në Shqipëri me 51 jetë të humbura, ndërsa kujton solidaritetin e BE dhe shteteve anëtare.
“Më 26 nëntor 2019 Shqipëria u godit nga një tërmet shkatërrues. Një vit më pas, ne kujtojmë 51 viktimat e asaj dite të tmerrshme dhe solidaritetin e BE dhe shteteve anëtare ndaj popullit shqiptar. Tani ne punojmë për rindërtimin! Së bashku më të fortë!”, – shkruan ambasadori.
Diskutime rreth kësaj post