• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Një tufë kriminelësh s’na mbajnë dot peng!

14 March, 2017
në Opinion
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Arben Duka

O po ç’u kënaqa,
lumi unë i lumi,
gjëja më komike,
është ULTIMATUMI!

Një Ultimatum,
u shkrua dhe pikë,
po emri tek koka,
s’ka asnjë logjikë!

S’e dimë se kush termin,
e ka propozuar,
se gjithë opozita,
keqaz është shfazuar!

Në Ultimatum,
o njerëz të ngratë,
kërkohet një gjë,
dhe vihet afat!

Gjithë nënshkrimet,
janë thjesht’ një aktrim,
dhe e gjithë përmbajtja,
është një Njoftim!

KQZ-së askush,
s’po i hakërrohet,
kur i bën njoftimin,
se s’do regjistrohet!

Besoj dhe idiotët,
tash e kanë kuptuar,
sepse regjistrimi,
s’është i detyruar!

Është një lajm i mirë,
që s’do regjistrohet,
se kjo politikë,
duhet të pastrohet!

Gjithë ndyrësitë,
ja dimë opozitës,
pjesa më e kalbur,
e gjithë politikës!

Vota popullore,
do t’i kish zeruar,
po ata për fat,
janë vetëpërjashtuar!

Plot Njëzet’ e Katër,
po lexojmë ne,
po tamam-tamam,
nuk bëhen as Tre!

Them-asgjë e keqe,
këtu s’na ka ndodhur,
se po ikën vetë,
pjesa më e lodhur!

Pjesa më e lodhur,
pjesa më e plakur,
jo një-po shumë herë,
vendin ka përgjakur!

Ky “Ultimatum”,
ky vetëpërjashtim,
fund i tranzicionit,
është pa diskutim!

Në këtë Qershor,
vendi do votojë,
dhe është mirë që vota,
në një kah të shkojë.

Duhet-maxhoranca,
të rritet nga forma,
të jetë shumë e madhe,
që të bëjë reformat!

Pavarësisht se Blushi,
gjuan nën kërthizë,
kur thotë-se do kemi,
katër vite krizë!

Tek çadra e SHQUP-it,
ky është qëllimi,
kësaj i shërben,
dhe vetëpërjashtimi!

Ky vetëpërjashtimi,
është një taktikë,
por duhet shfarosur,
ajo politikë!

Duhet të shfarosen,
njëherë edhe mirë,
që Atdheu ynë,
të marrë frymë i lirë!

Ndryshe do të jetë,
kjo demokraci,
pa Dash e pa Fate,
pa Lul e Sali!

Nga fantazmë e tyre,
asnjeri nuk tutet,
të futen në zgjedhje,
askush mos u lutet!

Vërtet politika,
është firaune,
po mbi opozitën,
s’ka asnjë lloj dhune!

Si ujët e pakët,
ajo është trajtuar,
ç’quan rezistencë,
kurrë s’e kam kuptuar?!

Luli ëndërron,
për pak violencë,
po ku nuk ka dhunë,
s’ka as rezistencë!

Tek çadra po jep,
shpirt një dekadencë,
ndaj duhet përcjellë,
me indiferencë!

Ata që nga halli,
bëjnë dhe aheng,
një tufë kriminelësh,
nuk na mban dot peng!

Copa le të bëhet,
në kuptim të fjalës,
kush ka lidhur qerren,
tek gomari i Salës!

Paraardhëse

Cilësia e jetesës në Europë, Tirana mbetet e parafundit

Pasardhëse

Stuhia ”Stella” shtyn takimin Trump-Merkel

Pasardhëse

Stuhia ”Stella” shtyn takimin Trump-Merkel

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.