• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Një tjetër personazh i njohur i bashkohet Erion Veliajt, gazetarja e falënderon publikisht

25 October, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një nga personazhet më të njohura të ekranit, Iva Tiço është shfaqur këtë fundjavë në krah të kryebashkiakut Erion Veliaj në turin e tij në të 27 njësitë vendore.

Sikurse shprehet edhe ajo, ndonëse nuk e ka votuar në fillim, falë punës dhe ndryshimeve pozitive në Tiranë, ajo ka ndryshuar mendim. Tiço solli shembullin personal ku në fillim të mandatit, i dërgoi një mesazh kryebashkiakut Veliaj dhe menjëherë kishte gjetur zgjidhje.

“Mbaj mend një nga herët e para, mbase Lali nuk e mban mend. Kam pasur me të gjithmonë komunikim si gazetare, ai politikan i ri, pastaj deputet, ministër, më vonë kryetar Bashkie. Kur është zgjedhur kryetar Bashkie ai me siguri nuk e mban mend saktë çfarë i kam shkruar. Madje unë nuk kam votuar për të herën e parë, por herën e dytë. I kam shkruar dua vetëm 2 gjëra nga ty, që shpresoj të m’i bësh. Koshin e plehrave te cepi i pallatit dhe rrugicën e lagjes. Unë jetoj në zemër të Tiranës, pak pas Selvisë, në një rrugicë. Erioni më tha, kaq lal, ka kaq është minimumi. Unë i thashë që po bëre kaq për mua është e mbaruar. Ajo që unë mendoj është që një kryetar Bashkie, përtej politikës së madhe, përtej votave, është që duhet të jetë një menaxher i mirë për qytetin. Të bëjë jetën tonë, atë jetën tonë të vogël që duket mediokre, personale, egoiste. Po, po atë jetën e vogël që unë dal nga shtëpia, dal në një ambient të pastër, shkoj mbaroj punët e mia Ato u bënë menjëherë, koshi u bë pas rreth 2-3 muajve. Për atë kosh, personalisht kisha shfrytëzuar edhe rolin tim si gazetare për të përcjellë shkresa vetëm që të vendosej një kosh, për te Fiks-Fare, disa emisione. Ai kosh për 4 vjet ishte hequr për t’i bërë qokën dikujt që mos ta kishte afër pallatit dhe lagjia ime për 4 vite të paktën, i kishte hedhur plehrat në një cep pallati. Koshi u bë shumë shpejt, jo se ia kërkova unë, por sepse ishte për t’u bërë. Më pas u bë rrugica e lagjes dhe si çdo njeri, sigurisht që edhe unë e kam harruar se sa keq ka qenë. Kjo është jeta njerëzore, kjo është kujtesa njerëzore, ne harrojmë si kemi qenë”, – thotë Tiço.

Gazetarja e njohur thotë se falë Erion Veliajt, ka marrë zgjidhje edhe çështje e trafikut në kryeqytet.

“Unë kam harruar që dikur për të dalë nga shtëpia, ishte qesharake, e kam pasur punën afër Sheshit Skënderbej, dhe dilja çdo ditë nga shtëpia te Selvia, kaloja te 9-katëshet dhe parkoja makinën në shesh për të shkuar në punë. Më dukej gjëja më normale në botë. Futesha nëpër rrugica, në rrugica që mezi parkoja, në gjithë këtë stresin e Tiranës. Ajo që nuk ma merrte mendja është se sa do ndryshoja pas 6 vitesh nga një njeri që po të shihje statuset në Facebook, ishin parkimi dhe makina. Tashmë unë edhe sot unë këtu kam ardhur me një mikeshën time, makina ime ka që në verë që është e mbyllur në parkim dhe nuk e përdor më. Përdor vetëm korsitë e biçikletave dhe më duket e pabesueshme, them kush je ti dhe çfarë i ke bërë Iva Tiços. Të shndërrosh Ivën nga një njeri që jetonte në makinë, në çiklisten kryesore të Tiranës, është një gjë për mua e pabesueshme”, – deklaroi Iva Tiço.

Ajo ka një mesazh për ata që i shohin me rezerva rreshtimin e personaliteteve shqiptare në krah të Veliajt.

“Mendoj që çdo qytetar në një moment gjatë gjithë jetës së tij, duhet të rreshtohet, të thotë atë që ka në kokë dhe mbi të gjitha duhet të flasë për qytetin ku jeton, problemet e tij. Nuk ka asnjë turp, nuk kemi pse të kompleksohemi, nuk kemi pse të themi , do thonë kështu, do thonë ashtu, ç’punë kam unë, po është puna ime. Është puna ime, është puna juaj, është puna e të gjithëve, që të flasim për jetën tonë të përditshme dhe ta bëjmë më të mirë”, – u shpeh Iva Tiço.

Paraardhëse

“Cristiano Ronaldo theu protokollin mjekësor, ndodhet nën hetim”, rikthehen polemikat

Pasardhëse

Përlotet para kamerave humoristi Behar Mera: Zemrat e mia (VIDEO)

Pasardhëse

Përlotet para kamerave humoristi Behar Mera: Zemrat e mia (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.