• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Një rrëfim ndryshe i Klodiana Lalës, tregon kush e ka ndihmuar t’ia dalë mbanë në momentet më kritike të jetës së saj

10 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
89
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetarja Klodiana Lala ka rrëfyer në emisionin “Fol me mua” dëshirën që ka pasur për të vazhduar studimet në gazetari, dilemat dhe suportin që vazhdon ta ketë nga familjarët, kolegët dhe njerëzit të cilët e rrethojnë.

Rrëfimi i Klodiana Lalës:

“Që në ditën time të parë që unë kam nisur në fakt kam nisur në kronikën e zezë. Kur unë kam nisur profesionin këtë rrugëtim sa të bukur edhe të vështirë, rastisi që të kishte në Shqipëri disa vrasje të femrave, të vajzave të reja kryesisht nga baballarët dhe i kam rikujtuar me shumë dhimbje në një trajnim të pak ditëve më parë me një profesoreshë të maxhistraturës dhe kam patur dilema shumë të forta aso kohe, nëse isha unë e gatshme për ta vijuar atë rrugëtim. Sigurisht kam patur njerëz të cilët më kanë udhëhequr në një farë mënyre për ta bërë ktë gjë, më kanë dhënë kurajo, spari familja ime më ka shtyrë gjithmonë.

Frika është bashkëshoqëruese e jona e gjithsecilit nga ne, sidomos me prindërit. Unë jam prind vetë dhe e kuptoj sesa e dhimbshme është për një prind. Më ka mbështetur jo vetëm babai, por edhe mami, vllai edhe motrat, njerëzit të cilët më kanë rrethuar edhe kur unë kam gabuar sepse ne jemi njerëz kemi edhe të mira edhe të kqija. Kemi anën tonë pozitive kemi dhe anën tonë negative. Bëjmë shumë gjëra të mira, por një moment edhe gabojmë. Pra më kanë suportuar në çdo moment edhe me këtë kokëfortësinë time, unë do ta bëjë këtë gjë sepse nuk e vras mendjen për asgjë.

Unë e kam dashur gjithmonë gazetarinë që në fëmijërinë time të hershme, unë bëja koncerte për shembull në familjen tonë të madhe, babi im ka dhe tre vëllezër me shumë kushërinj dhe kushërira unë isha fëmija i vogël ndër tyre, një familje me 40 veta që mblidheshim gjithmonë bashkë, që kishim një dhomë të madhe dhe për Vitin e Ri gjithë vëmendja ishte tek unë sepse unë këndoja, unë kërceja, unë bëja moderatoren e të gjitha me radhë. Kur unë e kam menduar gazetarinë dhe kur zgjodha këtë degë për të studiuar e mendoja në fakt gazetarinë kryesisht në fushën e moderimit, nuk e kisha menduar asnjëherë gazetën me thënë të drejtën, nuk e kisha menduar realisht.

Një mik i mirë i babait tim Shaban Sinani ish- drejtor i përgjithshëm i arkivave më inkurajoj që të filloja në gazetë dhe më tha Klodiana fillimisht duhet të formohesh dhe e vetmja mundësi që ishte në gazetë aso kohe ishte kronika dhe unë pata një lidhje jashtëzakonisht të fortë me kronikën.  Domethënë që në momentin e parë kur unë bëra lajmin e parë, rastisi aso kohe të ishte një ngjarje shumë e rëndë, vrasja e një biznesmeni shumë të fuqishëm në vitin 2004. Që në momentin e parë që unë bëra lajmin e parë kisha një lidhje të fortë më shtyu një kuriozitet i jashtëzakonshëm. Doja të gjurmoja, të gjeja të vërtetën, ku po hetohej, çfarë po bënë policia, çfarë ka pas ksaj vrasje, cilat janë motivet, kush ishte ky njeri, pse thirrej me një nofkë të caktuar e të tjerë me radhë.”-tha gazetarja Klodiana Lala.

Paraardhëse

Reshje të dendura shiu në të gjithë vendin, ja si parashikohet të jetë moti ditën e sotme

Pasardhëse

E pyesin kush është modelja më palidhje, ish-Miss Shqipëria befason me atë çfarë thotë për moderatoren e ‘Top Channel’

Pasardhëse

E pyesin kush është modelja më palidhje, ish-Miss Shqipëria befason me atë çfarë thotë për moderatoren e ‘Top Channel’

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.