• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Një qeveri Rama-Basha pas zgjedhjeve? Ish-anëtari i kryesisë së PD nxjerr prapaskenat dhe ka një paralajmërim

13 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
127
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish- anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri ka reaguar në lidhje me zërat që qarkullojnë se mund të ketë një marrëveshje paszgjedhore mes Ramës e Bashës. Një lëvizje kjo që tremb edhe Presidentin Ilir Meta, i cili nuk nguroi ta shprehte hapur mbrëmjen e djehme këtë frikë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Kulluri thekson se një humbje tjetër në zgjedhjet e 25 prillt, për Bashën do të ishte “prova e fundit” apo “prova e zjarrit” të drejtimit të opozitës.

Postimi i plotë:

“Presidenti Meta dje ne interviste per Ylli Rakipin ka shfaqur bashke me besimin per “fitore te opozites”, edhe dyshimin se Basha mund te bashkohet ne nje qeveri te perbashket me Edi Ramen! Kjo nuk ka te beje vetem me precedentin e qeverise se perkohshme te 2017, por me dyshimin konstant te sjelljes se vijueshme te Bashes ne dem te opozitarizmit. Ky dyshim nuk eshte shfaqur vetem nga Meta por dhe shume zera te tjere brenda PD po per te njejtat arsye.

Per rrjedhoje nje humbje tjeter ne zgjedhje ne 25 prill, per Bashen do te ishte “prova e fundit” apo “prova e zjarrit” ne drejtimit te opozites.

Personalisht kam menduar dhe vijoj te mendoj se fatkeqesisht, opozita per shkak te sjelljes se Bashes dhe ekipit te tij e kane thuajse te pamundur te fitojne mbi Rilindjen. Dhe polemikat per listat e kandidateve per depute jane prova e fundit se pazaret personale, servilizmi, hipokrizia dhe mediokriteti jane fjalet kyce te udheheqjes se Bashes! Qe nga rasti i Halim Kosoves e Gurakuqit, zhvillimet ne PD Vlore, Korce, deklaratat kritike te nenkryetarit te FRPD, mosangazhimi i personave kyc ne Lezhe apo deklaratave te perfaqesuesve te te persekutuarve, jane disa raste konfliktesh te bera tashme publike. Me kete klime mosbesimi dhe rezultatit katastrofik te 2017 dhe disa sondazhe qe tregojne pjesemarrje te ulet ne zgjedhje c’ka penalizon opoziten, gjasat per nje fitore te opozites jane te uleta dhe mundesia per levizje per largimin e Bashes dhe bashkepunetoreve te tij te ngushte ne 26 prill eshte teper e larte!

Ndaj, cdokush qe ka ndermend te kerkoje ndryshim pas kesaj date duhet te mos harroje se keto qe po ndodhin jane denoncuar hapur dhe cdo dite nga disa aktiviste publike te PD para dhe gjate 4 viteve te fundit. Personalisht nuk kam rreshtur se theni keto te verteta duke i dhene nje shans te vazhdueshem PD per te reflektuar dhe ndryshuar me vendosmeri sjelljen e saj! Fatkeqesisht jemi dhe jam gjendur perballe frikes dhe konformizmit te shume kolegeve qe privatisht mendojne njesoj, por publikisht nuk kane guxuar te shprehen!

Vetem nje reformim radikal ideologjik, organizativ dhe politik mund te shpetoje Partine Demokratike nga “vetevrasja” perfundimtare dhe hapja e rruges per kthimin tek suksesi dhe fitoret! Dhe per keto, do vazhdoj te luftoj cdo dite para dhe pas zgjedhjeve me PD ne opozite apo pushtet me apo pa Ramen! Koha per tu fshehur ka kaluar tash e 4 vite, ajo per te vepruar eshte gjithnje aty!

Ylli Rakipi: Cfarë ndodh sikur të ndërtohet, një koalicion Rama-Basha?

Ilir Meta: Asgjë nuk është fatalitet. 25 prilli është një ditë e provës së zjarrit për çdo njeri. Për atë që ka bërë deri tani dhe për atë që do të bëjë për të ardhmen. Kemi parë njerëz me 2-3 fytyra. Nga 25 prill do të kemi përfundimisht një provë të zjarrit për secalin politikan të Shqipërisë. Unë jam Ilir Meta, kam një fytyrë edhe me ambasadorët, edhe me opozitën edhe Edi Ramën. Për cdo cështje të rëndësishmë që ka të bëjë me punët e Shqipërisë. Në 25 prill, do të jetë provë zjarri për të gjithë. Po shkoj drejt kësaj prove të zjarrit, me bindje se kam bërë detyrën ndaj vendit. Do ta bëj edhe pas 25 prillit. 25 prillit nuk i shmanget dot njeri.” – ka shkruar ai.

Paraardhëse

“Nuk bëhet fjalë për makijazh apo keqpërdorim”, Basha iu përgjigjet ‘live’ qytetarëve nga makina dhe zbulon lëvizjen që do bëjë sot

Pasardhëse

Lulzim Basha bën deklaratën ‘bombë’: Ja çfarë ndodhet brenda Kryeministrisë

Pasardhëse

Lulzim Basha bën deklaratën 'bombë': Ja çfarë ndodhet brenda Kryeministrisë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.