• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Një pasaportë për Fortlumturinë e tij…

13 February, 2017
në Opinion
0
31
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Kesjana Balili

Kryepeshkopi Anastas Janullatos, lindi në Pire më 4 nëntor të vitit 1929 nga prindër grekë. Disa thonë se e ëma ka origjinë shqiptare nga fisi i njohur Malltezi.

Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, Anastasi filloi të përjetonte besimin e tij në një mënyrë më personale. Ai ishte dëshmitar i shumë vuajtjeve dhe shkatërrimeve të luftës. Brenda kaosit mundi të gjente kuptim vetëm duke gërmuar thellë në besimin e tij. Që bota dhe vendi i tij të shpëtonte nga të këqijat e luftës si dhe nga pasojat e luftës civile në Greqi, Anastasi kuptoi nevojën urgjente për një mesazh paqeje të brendëshme, paqeje që vjen nëpërmjet Jezu Krishtit.

Kjo përvojë e drejtoi Anastasin që të braktiste dëshirat e tij për fushat e tjera të studimit dhe të ndiqte teologjinë. Kaq drithëruese ishte kjo dëshirë sa që ai thoshte: Për mua nuk mjaftonte t’i jepja diçka Perëndisë, duhej t’i jepesha plotësisht Atij. Doja që e gjithë qenia ime të jetonte në Krishtin.
Prandaj në vitin 1947, ai filloi Fakultetin Teologjik në Universitetin e Athinës, ku u diplomua shkëlqyeshëm në vitin 1951.

Në 1992, Janullatos vjen në Shqipëri me një mision fetar për t’u bërë kështu primati i Kishës Ortodokse  Autoqefale Shqiptare. Këtu fillon e gjitha ajo që mund të cilësohet si “Cështja Janullatos”.

Ceremonia e Kurorëzimit të Anastas Janullatosit nuk ishte një ceremoni aq e paqtë sa shërbesat normale mund të ishin. Pakënaqësia e besimtarëve ortodoksë ishte e dukshme sepse në thirrjet e tyre dalloheshin tone nacionaliste . “ Papa Kristo Negovani”, “ Fan Noli” ishin thirrjet e tyre brenda mureve të Kishës. Shprehet qartë se ata donin një udhëheqës shpirtëror shqiptar.

Janullatos, një njeri i lëçitur dhe shumë fetar, natyrisht nuk mund të mësonte kaq shpejt shqip dhe për më shumë i duhej të njihte mirë shqiptarët. Dhe për këtë, i duhej kohë. Shumë shpejt pas mbërritjes së tij në Tiranë, më 1994, një mazhorancë e tërë hartoi një Kushtetutë, vetëm e vetëm që ta përzinin atë nga Shqipëria.. Kushtetuta u rrëzua në referendum dhe shumë analistë të pavarur “fajësojnë” për këtë, pikërisht nenin që kërkonte që Kisha Ortodokse Autoqefale të drejtohej siç kërkonte tradita, nga një kryepeshkop shqiptar.

Edhe sot e kësaj dite, ky është një debat i pazgjidhur, çka i detyrohet një statuti të kishës ortodokse, që në vitet ’50-të por edhe më herët, që në vitet 1918- 1923 i kërkonte sinodit një gjë të tillë..

Natyrisht që nuk bëhet fjalë për influencë fetare, por politike. Sot edhe në këtë pikë Janullatos është më i forti.

Një intervistë  e kryepeshkopit për revistën  KLAN ka qenë padyshim e rrallë, pasi aty mund të  njihesh  me një anë të karakterit personal të zotit Janullatos, që fare pak kishte të bënte me durimin dhe tolerancën që presupozohet të ketë një lider që pretendon se është thjesht shpirtëror.

Zoti Janullatos ishte i ashpër dhe i pa kompromis në mbrojtjen e një vartësi të tij, at Vasil Thomollarit të Kosinës, ndërsa edhe më i ashpër në mbrojtjen e kauzës së varreve të dhunuara, duke hequr çdo përgjegjësi të kishës dhe fajësuar për këtë vetëm edicionet e lajmeve. Në fakt, edicionet e lajmeve bënë vetëm detyrën, ashtu si “Alfa” apo “Mega” do të bënte në Greqi- ose siç ka bërë- kur priftërinjtë kanë abuzuar me pushtetin dhe poshtë rasës së zezë kanë fshehur gjithë perversitetet e kësaj bote. Bile duke sfiduar edhe lidhjen zyrtare të kishës greke me shtetin, një gjë që nuk ekziston ligjërisht në Shqipëri. Por agresiviteti i zotit Janullatos, mesa duket ishte një shenjë e zbehtë dëshpërimi instiktiv.

Mund të themi , se zoti Janullatos është pa diskutim arkitekti i ringritjes së Kishës Ortodokse në Shqipëri. Falë punës, por më shumë autoritetit të tij të padiskutueshëm fetar dhe personal, sot kjo kishë ka shumë besimtarë. Në mesha shqipja flitet gjithnjë e më shumë, kisha është kthyer vërtet, siç thoshte Janullatos në intervistën te KLAN, në një faktor të rëndësishëm fetar dhe social, bile edhe ka “kontribuar në forcimin e shtetit, si taksapagues i rregullt”.. Kjo tregon edhe defektin e madh të rrëfimit të tij.

Zoti Janullatos është përgjegjës kryesor për rritjen e Kishës Ortodokse, por paralelisht me të është rritur edhe Shqipëria. Është zhvilluar edhe shoqëria, e cila është tashmë aq tolerante, sa të pranojë që kishën autoqefale ta drejtojë edhe një grek dhe fetar i mirë, boll që ai të mos përzihet në politikë.

Një njeri i jashtëzakonshëm që flet mbi 13 gjuhë të huaja. Një kapacitet i rrallë në njohuritë e dogmës dhe religjionit. Vetëm rastësia bëri që ai të mos trashëgonte drejtimin e Patrikanës së Stambollit- kishte lindur në Greqi dhe jo në ish-kryeqendrën bizantine, siç e kërkon tradita. Por Janullatos ishte padyshim njeriu i duhur që të sillte rilindjen shpirtërore të ortodoksisë në Shqipëri në nivel religjioz. Dhe padyshim kjo ka ndodhur. Por qenka e vështirë të dallosh linjën e hollë dhe të kuqe që ndan fenë nga politika, në pozicionin e rëndësishëm që zë Janullatos në marrëdhëniet historike, sociale dhe fetare.

At Nikolla Marku, prift i kishës ortodokse “Shën Maria”, në lagjen Kala, në Elbasan, njekohësisht përfaqësues i Kishës Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare, tregon arsyet pse Presidenti i Republikës nuk duhet t’i japë nënshtetësine Hirësise së tij, Janullatos.

Sipas tij, pas dhënies së nënshtetësisë fshihet përjetesia e nënshtrimit të kishës ortodokse shqiptare dhe varësia e saj nga kisha greke. Ai shprehet se Janullatos ka patur shumë detyra nga shteti grek disa prej të cilave i ka realizuar. Por cilat mund të ishin këto detyra?

Sipas At Nikolla Markut, e gjithë prapaskena, përkon në dominimin e gjuhës greke në meshat kishtare. “Ne flasim shqip, kemi traditë shqiptare,kemi një nënë që e ka emrin Shqipëri, kemi një kishë ortodokse që do i lutemi në shqip, gjë që Janullatos nuk e pranon.”

Duhet menduar që për shtetin grek dhe  popullin grek nuk është dëshira më e madhe  të shohin një prej njerëzve më të mëdhenj qe ka nxjerrë Greqia në shekullin e XX dhe një prej misionareve më të mëdhenj të mbarë Kishes Ortodokse që të marrë nënshtetesinë shqiptare, pasi që nga ai moment ai humbet priviligjet e të qenit shtetas grek.

Ndaj duhet ta pranojmë që marrja nga Kryepeshkopi Anastas e nënshtetësisë shqiptare do të përjetohej si një shok masiv në shoqërinë greke, por në të njëjtën kohë do të ishte shembulli më i mirë i miqësisë dhe bashkëjetesës së dy popujve fqinjë.

Paraardhëse

Shteti leckë, hajdutët, dhe hajdutëria si institucion

Pasardhëse

Këto janë fshataret më HOT në planet (Foto +16)

Pasardhëse

Këto janë fshataret më HOT në planet (Foto +16)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.