• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Një parti që mezi pret ndarjen!

5 March, 2018
në Opinion
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

Duket se Lulzim Basha, mezi pret t’i heqë qafe dhe formalisht kundërshtarët e vet në PD. Ato po ashtu më në fund duket se kanë nisur të ndahen zyrtarisht prej tij. Në gjithë këtë skenar të parë e riparë disa herë nga vitti 1991, nuk ka ndonjë lajm të ri. Nuk përbën më debat fakti që Lulzim Basha do një parti për vete të vet dhe as ndonjë lajm të ri, fakti që çdo kundërshtar në PD, nuk rri dot brenda partisë, por nxitet të ik një orë e më parë.

Kështu ka ndodhur që me Aleancën Demokratike më 1992 e deri me Genc Pollon.

Lajmi real është se PD dhe Lulzim Basha humbën shansin të bashkojnë Partinë Demokratike që nga fraktura që ajo pësoi në Korrik të vitit 2013 kur Sali Berisha ndërhyri brutalisht në garën brenda PD kundër Sokol Olldashit dhe pro Lulzim Bashës, për ti lënë këtij të fundit PD-në.

Për të mos i ngrënë hakun Lulzim Bashës, ai nuk është fajtor për frakturën e PD, dhe ndarjen e madhe politike që ndodhi brenda saj në Korrik të vitit 2013.

Ndarjen e shkaktoi Berisha, pasi PD u ftoh me zgjedhjen e kryetarit, jo se e fitoi Basha por se e manipuloi me leje të Berishës. Meritë e Bashës është që ndarjen e thelloi dhe e përdori për të bërë një parti për vete.

Prej korrikut të vitit 2013, PD ka ikur gjithnjë e më poshtë si parti dhe si rezultat në zgjedhje.

Ndarja e fundit që duket në prag, është thjeshtë një vazhdim i ndarjes së nisur, e cila duke pritur gjatë për pesë vite, ka depozituar brenda saj dhe armiq të tjerë të Lulzim Bashës të gjetur gjatë rrugës. Virusi që shkatërroi zgjedhjet në PD më 2013, sot po shkatërron PD, si një mallkim nga bota tjetër e atij që hoqën qafe nga kreu i PD.

Lulzim Basha do të hyjë në histori si i vetmi kryetar i PD që, qysh prej ditës që e ka marrë vetëm ka zbuar njerëz prej saj, ka zbuar votues dhe militantë që e kanë dashur pa interes PD-në dhe e ka zvogëluar atë si numur, si peshë politike dhe si parti të djathtë.

Nuk di çfarë fati i pret kundërshtarët e tij, dhe nuk di sa i gëzuar është sot Basha, Grida, Saliani dhe shokët e tyre në PD, por nëse Berisha ka dashur vërtet një parti, më të vogël, më të lehtë për ta përdorur dhe më të pashpresë për të mos pasur kurrë fitues pas tij, ja ka arritur. E vërteta është se Basha nuk ngjiti dot në PD, dhe po nxjerr PD nga selia që ka zaptuar.

Paraardhëse

A erdhi dita për të mbrojtur Berishën?

Pasardhëse

Europa paralajmëron në shqip për rrezikun e monedhave virtuale

Pasardhëse

Europa paralajmëron në shqip për rrezikun e monedhave virtuale

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.