• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Një nevojë emergjente dhe kërcënuese”, Voltana Ademi ngre alarmin dhe paralajmëron qeverinë Rama: Ky është apeli i fundit

12 May, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryebashkiakia në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi ka akuzuar qeverinë Rama për moskokëçarje dhe papërgjegjshmëri për të parandaluar infeksionin e gështenjës nga “grenxa e zezë”.

“Për të dytin vit radhazi, kultura e gështenjës është infektuar nga ‘grenxa e zezë’. Rreth 1124 hektarë me këtë bimë, ku përfshihen ekonomitë pyjore Lugina e Kirit, Shosh1 , Rosek Drisht, Shalë 1 dhe Shalë 2, janë prekur nga kjo sëmundje.

Pas sinjalizimeve të marra nga administratorët e njësive administrative, Bashkia e Shkodrës ka sinjalizuar Ministrinë e Bujqësisë dhe Prefektin e Qarkut Shkodër, ka përcaktuar edhe përfaqësuesit e saj në një grup pune që duhej të ngrihej dhe që faktikisht, nuk është bërë asnjëherë funksional nga dikasteret në qendër dhe drejtoritë rajonale në Shkodër.

Kultura e gështenjës, është kultura kryesore për zonën, përmes të cilës sigurohen të ardhurat për familjet. Pavarësisht se shqetësimi ngrihet prej dy vitesh, akoma nuk ka asnjë reagim nga Ministria e Bujqësisë. Në emrin e banorëve që administrojnë këto ekonomi pyjore në Luginën e Kirit, në Shosh, Rosek Drisht, në Shalë, i bëjmë apel Ministrisë së Bujqësisë, që të ndërmarrë e masat emergjente për mbrojtjen dhe luftimin e këtij infeksioni të gështenjës.

Nuk ka abuzim më të madh se sa moskokëçarja dhe papërgjegjeshmëria për një nevojë tashmë emergjente, kërcënuese për ekonominë e familjeve të Dukagjinit, kërcënuese për ambjentin dhe pyjet në Veri. Bashkia e Shkodrës është e gatshme të vërë në dispozicion çfarë të kërkohet, vetëm që kjo gjë të zgjidhet me eskpertizën e duhur. Ky është apeli i fundit. Më pas do t’i drejtohem organeve ligjzbatuese dhe të hetimit”, – tha Ademi.

Por në fakt qeveria prej datës 6 maj miratoi vendimin që u botua edhe në fletoren zyrtare, ku ngarkon Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si autoritet kontraktor për realizimin e procedurës së prokurimit publik me objekt “Mbrojtjen e gështenjës nga paraziti grerëza Galeformuese (Dryocosmus Kuriphilus Hymenoptera: Cynipidae)”, pra goditjen e infeksionit që ka prekur gështenjën.

Paraardhëse

“Zoti e di çfarë do ndodhë tani”, kryeministri Rama zbulon frikën e tij më të madhe për valën e dytë të COVID-19

Pasardhëse

Presidenti Meta del me mesazhin e fortë për situatën e krijuar nga COVID-19: Ky është një ndër sektorët më të goditur

Pasardhëse

Presidenti Meta del me mesazhin e fortë për situatën e krijuar nga COVID-19: Ky është një ndër sektorët më të goditur

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.