• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Një grek midis dy çamëve”, Dule: Pse ndodhem në një listë me Shpëtim Idrizin (VIDEO)

14 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
145
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i PDBDNJ-së, Vangjel Dule, do të garojë në zgjedhjet e 25 Prillit në listën e Tiranës. Dule është përfaqësues i minoritetit grek, por në listën e Aleancës për Ndryshim ai do të jetë së bashku me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizin, përfaqësues i kauzës çame.

Ky fakt u vu në dukje gjatë emisionit Zonë e Lirë këtë të premte ku Dule ishte i ftuar. Analisti Arjan Curi tha për rastin e Dules se “është një grek në mes dy çamëve”, pasi në listë dy numra poshtë Dules është edhe Mesila Doda.

Por kreu i PBDNJ-së sqaroi se ndodhet në një front sëbashku me PDIU-në për të larguar nga qeveria Edi Ramën. Kjo çështje sipas Dules është përpjekur për t’u kthyer në kauzë nga PS-ja.

Debati:

Arian Çani: A duhet të ndihet keq Dule kur sheh Shpëtim Idrizin të 9, pra 2 numra më lart tij.

Arjan Curi: Ka dhe Mesilën poshtë. Është një grek në mes të dy çamëve.

Arian Çani: Prapë të rrethuan Vangjel…

Arjan Curi: Duhet të pyesësh Vangjelin nëse ndihet mirë apo jo.

Arian Çani: Hë Vangjel si mendon.

Arjan Curi: Unë mirë ndihem kur e shoh aty.

Arian Çani: Pse?

Arjan Curi: Sepse bënë një aleancë bashkë. Sesi mund të qëndrojë një grek dhe një çam në aleancë?

Arian Çani: Mbase nuk janë armiq?

Arjan Curi: Nuk po them që janë armiq, por politikisht dhe diametralisht janë të kundërta pozicionet e tyre politike. Për Vangjelin nuk ekziston problemi çam, ndërsa për çamët ekzistojnë shumë probleme të tyre.

Vangjel Dule: Kjo prani në këtë koalicion, po bëhet përpjekje nga mazhoranca për ta kthyer në kauzë, në pseudokauzë. Ka arsye pse gjendemi aty ne dhe shumë të tjerë. Ka një prioritet, i cili është i shumicës së qytetarëve që përfaqësojmë pa dallim as nga krahina, as nga bindjet fetare, as nga veçoritë e tyre, ka një qëllim të largohet një orë e më parë ky kryeministër. Nuk mund t’i përgjigjesh një situate asimetrike me një përgjigje simetrike. Je i humbur. Ky është një front.

Video:

Paraardhëse

Abdixhiku në krye të LDK: Hapim një faqe të re si parti e krahut të djathtë

Pasardhëse

Veliaj: Policët bashkiakë duhet të denoncojnë Presidentin Meta për dhunë (VIDEO)

Pasardhëse

Veliaj: Policët bashkiakë duhet të denoncojnë Presidentin Meta për dhunë (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.