• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Një fjalim “i panjohur” apo “i censuruar” i Ben Blushit

20 September, 2017
në Opinion
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Nga Ilir Sinanaj
Nëse ka një problem shumë të madh në Shqipëri, ky është fakti se shumë shqiptarë, dhe në veçanti ata të brezit të ri, e kanë shumë të vështirë të përkushtojnë fuqitë e tyre prodhuese dhe krijuese për të ndërtuar të ardhmen. Kjo ka ardhur si rrjedhojë e veprimtarisë së kastës së vjetër politike për t’i mbajtur të bllokuara fuqitë prodhuese dhe krijuese shqiptare, me qëllim ruajtjen e rendit ekonomik, i ngritur mbi shfrytëzimin shkatërrues të kapitalit njerëzor dhe burimeve natyrore.
Në lidhje me të ardhmen e vendit, intelektuali Ben Blushi mbajti një fjalim në Kosovë (mars 2017), lidhur me mënyrën sesi shqiptarët, kudo që ndodhen, të konceptojnë një të ardhme të bazuar mbi zhvillimin e qëndrueshëm. Ky fjalim u mbajt në forumin e TedxAUK (i Universitetit Amerikan të Kosovës), i cili është pjesë e forumit të mirënjohur Tedx.
Fatkeqësisht ky fjalim nuk u pasqyrua në mediat shqiptare. Dhe kjo ndoshta nga përqasja progresiste e intelektualit Blushi për rikonceptimin e mënyrës së të menduarit që shqiptarët duhet të përqafojnë. Partitë e vjetra nuk mund të lejojnë ide të tilla… “Besoj se secili prej nesh, secili prej jush lëviz midis pamundësisë për të ndryshuar të sotmen dhe mundësisë për të imagjinuar të nesërmen. Dhe ky është thelbi i qenies sonë.
Ne mendojmë sot, për të jetuar nesër. Ne dyshojmë sot, për të siguruar nesër. Ne përpiqemi sot, për të fituar nesër. Ne duhet të guxojmë sot, për të ndryshuar nesër. Dhe për ta mbyllur me veten time dua t’i kthej përgjigje dilemës që parashtrova: Kur kam pasur unë mundësi të ndryshoj kahjen time? Vetëm ditën që kuptova se kam fuqi për të imagjinuar.
Prandaj ju them të gjithëve, që e vetmja mundësi për të ndryshuar kahjen, është të imagjinoni të nesërmen. Kushdo që fiton aftësinë për të imagjinuar, apo për të ëndërruar, i bën shoqërisë sonë shërbimin më të madh që mund t’i bëjë! Se duke ëndërruar, çfarë ke bërë?
Ke eliminuar një pesimist. Dhe kjo është ajo që unë bëj përditë. Përpiqem çdo ditë të jem një pesimist më pak!”, theksoi ndër të tjera intelektuali Ben Blushi gjatë fjalimit të tij të quajtur “Perceptimi i së ardhmes”.
Paraardhëse

Një peshkaqen i rrallë del në bregdet, habiten banorët

Pasardhëse

Nuk do e besoni si dukeshin “Vjollcat” 15 vite më parë

Pasardhëse

Nuk do e besoni si dukeshin "Vjollcat" 15 vite më parë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.