• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shqip+

Një buton i vetëm i shtypur nga një prej superfuqive mund të ndryshojë planetin përgjithmonë: Shtetet ku mund të mbijetohet nëse nis një luftë bërthamore

29 August, 2022
në Shqip+
0
169
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë dhe Kinës janë rritur javët e fundit dhe bota po përjeton edhe një herë një frikë që nuk e kishte ndjerë për një kohë të gjatë: atë të një lufte bërthamore.

Një buton i vetëm i shtypur nga një prej superfuqive mund të ndryshojë planetin përgjithmonë, gjë që do të sillte pasoja shkatërruese jo vetëm në çast, por efektet e tyre do të ndiheshin edhe shumë vite më vonë.

Një studim i fundit i kryer nga revista “Nature Food” shpjegoi se lëshimi i bombave atomike nga Moska dhe Uashingtoni do të shkaktonte një zi buke të paprecedent, për shkak të ndërprerjeve në furnizimin me ushqime, dhe dy të tretat e njerëzimit mund të vdesin nga uria. “Të dhënat na tregojnë një gjë: ne duhet të parandalojmë që të ndodhë një luftë bërthamore. Nëse ekzistojnë armë bërthamore, ato mund të përdoren dhe bota i është afruar disa herë luftës bërthamore. Ndalimi i armëve bërthamore është zgjidhja e vetme afatgjatë”, tha në një deklaratë shkencëtari i klimës Alan Robock, bashkautor i studimit.

Profesori i shkencës ushqimore në Universitetin Teknologjik Nanyang të Singaporit dhe drejtori i një programi të sigurisë ushqimore të lidhur me qeverinë, William Chen, tha se “ndikimi psikologjik mund të jetë më i madh se dëmi në vetvete”. Kështu, për t’u përgatitur për paqëndrueshmëri të mëtejshme globale, shtoi ai, vendet duhet të largohen nga bujqësia tradicionale dhe të diversifikojnë burimet e tyre ushqimore. Kultivimi i kërpudhave, bujqësia në ambiente të mbyllura dhe prodhimi i proteinave të insekteve ose ushqimit të bazuar në mikroalga mund të jenë alternativat e duhura. Sipas studimeve, Argjentina dhe Australia kanë shpresën më të mirë që shoqëria e tyre të mbijetojë për një dekadë nëse shpërthen një luftë bërthamore.
Robock shpjegoi për “The Times” se arsyeja pse këto vende kanë avantazh është sepse ato tashmë rritin kultura më rezistente, si gruri, në sasi të mëdha. Të qenit nga vendet më larg hemisferës veriore, nga qendra e Evropës dhe nga fuqitë kryesore, i japin Argjentinës dhe Australisë mbrojtje shtesë, sepse vala e shpërthimit nga bombat bërthamore nuk do të arrinte në këto territore. Në këtë mënyrë, argjentinasit dhe australianët mund të qëndronin të ushqyer për shumë më gjatë.

Paraardhëse

Loja e Sali Berishës me Alibeajn, alibi për të mos bërë grup të ri Parlamentar dhe për t’u mos u bashkuar me Ilir Metën

Pasardhëse

Berisha: Rama po e shndërron portin e Durrësit në Dubain e familjes së tij

Pasardhëse

Berisha: Rama po e shndërron portin e Durrësit në Dubain e familjes së tij

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.