• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Një biletë avioni për të gënjyer çadrën!

22 March, 2017
në Opinion
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
 Nga Mero Baze

Lulzim Basha dhe Aldo Bumçi janë nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përpjekje për të siguruar një mbështetje përmes lobistëve, që të justifikojnë protestën e tyre një mujore në Tiranë dhe mbylljen e saj. Udhëtimi i tyre është një sinjal zhgënjyes nga Basha për opsionin radikal të “Republikës së Re”, që tenton t’i kundërvihet sistemit aktual dhe “establishmentit politik”, pasi po kërkon zgjidhje për t’u ri-integruar në këtë sistem dhe për t’u kthyer në jetën parlamentare. Nga ana tjetër, udhëtimi i tij është po ashtu një zhgënjim dhe për faktin, se si lideri i opozitës po shmang linjën zyrtare të SHBA dhe po tenton të ilustrojë në mënyrë spekulative projektet e tij me fotografi amerikane.

Udhëtimi po mbështetet tek takimet me një grup ligjvënësish amerikanë të përfshirë në një fushatë lobuese në Ballkan pro qeverisë së Gruveskit dhe pro opozitës Basha-Berisha, që janë shfaqur dhe herë të tjera në zyrat e shtetit shqiptar në Tiranë, kur Rama bëri ndarjen territoriale dhe bashkoi Himarën me një komunë të Labërisë, duke u ankuar për  “ç’helenizim të Vorio-Epirit”, apo kur u miratua plani rregullues i Himarës dhe ata protestuan për garazhin e Nikollaqit.

Ironi e fatit është se Lulzim Basha është kthyer për mbështetje në SHBA, fiks tek ata njerëz që u angazhuan kundër Sali Berishës në vitin 1997 në SHBA, dhe ky është dhe i vetmi “distancim” i tij nga Berisha në historinë e tij politike. Por dhe kjo nuk i quhet, pasi Berisha është pajtuar me kohë me ta.

Tani problem është se Basha dhe Berisha po e projektojnë problemin e tyre në një kornizë të gabuar në raport me çështjen shqiptare në Ballkan, duke paraqitur probleme fallco jo vetëm për politikën e brendshme, por dhe rajonale. Përshembull, Berisha i kërkoi sot zyrtarisht ambasadorit amerikan në Tiranë, që qeveria amerikane të luftojë Xhorxh Sorosin, si një e keqe e madhe e SHBA në Ballkan, ndërsa gjithë Perëndimi, përfshi dhe udhëheqës të lartë politik në SHBA, po ngrejnë alarmin për rrezikun rus në Ballkan. Tani PD dhe Basha duhet të ndajnë mendjen për prioritetet e armiqve të sigurisë kombëtare në rajon. Pra, të zgjedhin mes Rusisë dhe Sorosit, pasi duket sikur po luftojnë gjurmët për të fshehur ujkun. Kjo, në planin rajonal.

Në planin politik, Basha, po ashtu si Berisha, po tenton të bëjë një dalje fallco nga kriza. Ai shkon në SHBA të kërkojë shtyrje të zgjedhjeve dhe qeveri teknike, dhe kjo mund të ishte një zgjidhje nëse SHBA angazhohej duke u bazuar tek problemet reale në Tiranë. Por për t’u angazhuar duhet të trokasësh në Departamentin e Shtetit dhe të të vënë përpara axhendën e tyre për Shqipërinë. Është shumë më i vlefshëm një takim me oficeren politike që mbulon Shqipërinë në Departament të Shtetit, se sa dhjetë fotografi me ligjvënës që kënaqen se dalin me djem të bukur në foto, por nuk kanë as durim t’i dëgjojnë nga janë e çfarë halli kanë. Ato fotografi janë vetëm për të gënjyer çadrën, por jo për të zgjidhur problemin.

Problemi zgjidhet atje ku lindi dhe aty ku ai u motivua për të ngritur çadrën. Nëse garantët e çadrës e kanë lënë në mes të Bulevardit në Tiranë, në Uashington nuk e ndihmojnë dot. Nëse troket në zyrat e qeverisë amerikane dhe është mirë të trokasë, do të marrë këshillat e duhura, që po merr dhe nga Brukseli. Nëse do të bërtasë “fitore” si për  reformën në drejtësi dhe pastaj ta bllokojë përsëri, mund ta bëjë, por nuk ka kë gënjen. Ata që po presin në çadër, e dinë se çadrën nuk e ngriti Uashingtoni, por dy tre- vetë në Tiranë, dhe ata mund ta shkrehin. Kjo, nëse Basha do vërtet ta mbyllë atë çadër, siç po duket nga udhëtimi.

Por nëse nuk do, nuk ka pse torturohet e të shkojë deri në Uashington. Ai ose duhet të jetë një lider i ri që nuk pyet për “bullshit”-et e Perëndimit, ose një njeri i paqartë se përse ka dalë në Bulevard. Nëse e ka seriozisht “Republikën e Re”, le të fikë telefonin e të rrijë në çadër, duke mos pyetur për askënd. Ashtu të paktën e ka një Republikë 280 metra kator për vete të vet. Sa çadra!

Paraardhëse

BE i druhet “zërit rus” në Ballkan

Pasardhëse

Edhe kosovarët të përfshirë në gënjeshtrat që përhapen në internet

Pasardhëse
touch- tablet in hands Business man

Edhe kosovarët të përfshirë në gënjeshtrat që përhapen në internet

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Menaxheri i njohur i artistit Luiz Ejlli, Jetmir Agaj, ka ndarë disa mendime interesante në një intervistë për emisionin “Prive”,...

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025

Edi Rama: Do të bëjmë martesat online, duhen dëshmitarët, divorcet janë me të lehta se kam përvojë

22 September, 2025

Kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Erion Veliajt

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.