• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Një aleancë, që po përpiqet ta ngjizin “bandat”

15 October, 2017
në Opinion
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

Në debatin e stisur rreth ndikimit të “bandave” në rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit, përveç gënjeshtrës, ka dhe disa rreziqe për dy partitë që po përpiqen të bashkohen, duke shpikur “një rrezik që i bashkon”

Zgjedhjet e 25 qershorit ishin të parat zgjedhje të qeta të 25 viteve, të cilat erdhën pas një marrëveshje me opozitën, dhe pasi opozita mori kontrollin e qeverisë. Fushata kaloi e gjitha me gallatat e Edi Ramës, me tutat  e tij si kloun cirku, që bënte popullin për të qeshur dhe seriozitetin e Lulit me pantallona doku.

Në këtë fushatë, jo vetëm që nuk ka pasur banditë, por as ka pasur nevojë, pasi siç ka thënë dhe Grida, Edi Rama e kishte të fituar betejën para zgjedhjeve dhe i vetmi që hyri për të fituar betejën, ishte Lulzimi.

Për 45 ditë fushatë, nuk pati asnjë incident të dhunshëm shqetësues, asnjë “bandë” nuk doli në qarkullim dhe asnjë denoncim nuk pati për dhunë ndaj votuesve.

I vetmi shqetësim i fushatës, ka qenë përpjekja e partive pak më të vogla se PD e PS, që tentonin të blinin vota dhe, dy partitë e mëdha që i ruanin me militantë të tyre. Ajo ngjante pak si luftë “gestaposh”, por ishte luftë kundër pagatorëve. Dhe e vetmja gjuhë e egër lufte, ka qenë ajo e Ilir Metës, që së paku javën e fundit degradoi tërësisht në gjuhë lufte.

Rrethana të tjera për t’u përdorur dhunë nuk ka pasur. Nuk ka pasur dhunë si në 2001, 2005, apo 2009.

As pas zgjedhjeve nuk ka pasur ankesa. Lulzim Basha nisi menjëherë betejën të vidhte votat brenda partisë së tij dhe nuk është se vrau mendjen për rezultatin e 25 qershorit. Për të ka pasur rëndësi rezultati i vetëshpallur i 22 korrikut.

Historia e “bandave” është histori vjeshte, kur PD e LSI po bëjnë përpjekje për t’u bashkuar në një opozitë të re dhe duan të gjejnë një kauzë të përbashkët, që t’i ngjizë. Dhe e kanë gjetur këtë të bandave. Nëse do mund të bashkohen me këtë kauzë të stisur, gjysma e së keqes. Retorika kundër bandave është gjë e mirë. Ajo i bën mirë LSI, PD e PS, pasi tregon një lloj gatishmërie për të qëndruar larg tyre. Por kur gënjen, ajo të kthehet kundër.

Shqiptarët që kanë votuar më 25 qershor, nuk janë dele, që i paskan komanduar banditë dhe si paska parë askush. Ata e dinë përse kanë votuar, e dinë po ashtu për kë nuk kanë votuar, dhe akoma më shumë, e dinë që askush nuk i ka detyruar të votojnë me dhunë.

Koalicioni i ri që po tenton të ngjizet mbi kauzën e stisur të bandave, është mire të gjejë një motiv më të thjeshtë për t’u bashkuar. Të bëhen bashkë për të mundur Edi Ramën, se shqiptarët akoma nuk e kanë frikë. Siç e keni parë, zihet e grihet çdo ditë me ta në rrjetet sociale duke e sharë, e duke i sharë. Është me e lehtë për të bashkuar njerëzit kundër tij, se sa kundër “bandave imagjinare”. Shpikja e tyre, mund të merret seriozisht nga votuesit dhe koalicionit të ri do t’i ikin nga frika dhe ata që kanë pas. Dhe pastaj prapë do t’ua hedhin fajin bandave që shpikën!

Paraardhëse

“Çmendet” moti, ja çfarë ndodh javën tjetër në Shqipëri

Pasardhëse

Mielli serb po nxjerr kompanitë shqiptare nga tregu

Pasardhëse

Mielli serb po nxjerr kompanitë shqiptare nga tregu

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.