• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Niveli karagjoz i futbollit shqiptar!

16 January, 2017
në Opinion
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Fatjon Baze

Ditën e djeshme intervista e lojtarit të skuadërs së Sopotit të Librazhdit, Janot Tadjong,  bëri xhiron nëpër mediat online.

Futbollistit kamerunas ankohej se kishte disa muaj që nuk ishte paguar nga ky klub, dhe kjo gjë kishte bërë që ai të kishte vështirësi ekonomike dhe mbijetonte falë disa miqve të tij që ishin treguar bujar duke i’u gjendur pranë për ta mbajtur me lekë dhe ushqim.

Është një histori tragji-komike që tregon rrëfimin e lojtarit për mbijetesë dhe gjëndjen e klubeve që janë të zhytura në krizë financiare. Aq më skandaloze ishte dhe nxjerrja e atij pronarit të lokalit që bënte një përgënjeshtrim të lajmit për lojtarin, duke u shprehur se ai (lojtari) sa herë kishte shkuar tek restoranti i tij, kishte ngrënë menëgjes, drekë, dhe darkë, biles kishte pirë dhe fanta dhe kola.

Karagjozllëku vijon dhe më tej pasi edhe personeli i lokalit e trajtonte mirë sa herë ai shkonte aty, njw deklaratë e cila është shpërndarë dhe nga faqja zyrtare e klubit të Sopitit gjithë krenari.

Wshtw absurde që një klub i jep urdhër një pronari lokali të përgënjeshtroi këtë deklaratë të futbollistit, Janot Tadjong, që e kanë ushqyer dhe i kanë dhënë fanta dhe kola.

Si ka mundësi që zyrtarë nga klubi i Sopotit nuk ka asnjë reagim për këtë rrëfim të lojtarit, që siç e thashë më lart është tragjiko-komik. Klubi i Sopotit e ka detyrim moral të sqarojë këtë çështje pasi është një ulje imazhi për atë klub dhe qytet, dhe të mos mjaftohet me një deklaratë karagjoze të atij pronarit të lokalit që të kujton edhe fantën edhe kolën.

Si ky lojtarë ka sa të duash në Kategorinë e Parë, e cila është një kategori ku mund të gjesh sa të duash klube me probleme dhe lojtarë që nuk paguhen, apo që marrin rrogë një herë në 3-4 muaj. Pasi këto gjëra ndodhin dhe në Kategorinë Superiore që shumë futbollistë kanë probleme me pagesat, ku rasti më i fundit është ai i Gjergji Muzakës me klubin e Tiranës, pasi lojtari ka shumë muaj që nuk është pagar.

Kjo deklaratë e këtij futbollistë është një këmbanë alarmi për futbollin shqiptar, që nuk tregon gjë tjetër veçse nivelin karagjoz që ky sport ka tek ne. Është një këmbanë alarmi dhe për Federatën Shqiptare të Futbollit, dhe milardierin Duka, të cilët duhet të jenë avokatë të këtyre lojtarëve.

Të tilla deklarata janë dhe një demoralizim për brezin e ri që duan të luajnë në futbollin tonë, pasi të dëgjosh të tilla gjëra se një lojtar këtu “vdes” për bukë, nuk mund të shkojë gjë tjetër në mëndje veçse të heqësh dorë nga ky sport.

Që futbolli shqiptar duke përfshirë të giitha kategoritë është karagjoz kjo gjë dihet, pasi ne kemi vetë numrin një të FSHF-së që është i tillë dhe nuk mund të presim gjë tjetër.

Por, të paktën mos të arrijmë në këto nivele sa të bëhemi gazi botës!

Paraardhëse

Horoskopi ditor, e hënë 16 janar 2017

Pasardhëse

110 ton ndihma në zonat e prekura nga moti

Pasardhëse

110 ton ndihma në zonat e prekura nga moti

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.