• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Nisma për rikthimin e importit të mbetjeve, Jorida Tabaku: Shqipëria nga Europa merr shembujt më të këqij

23 August, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
18
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar dje në lidhje me një nismë për rikthimin e importit të mbetjeve në vendin tonë. Tabaku theksoi se Shqipëria merr nga Evropa shembujt me të këqij, ndërsa shtron pyetjen se “cili incenerator do t’i djegë mbetjet e importuara?”. “Në procesin e integrimit, çfarë jemi gati të importojmë nga Europa? Mbetjet apo standardet, vlerat, normat dhe demokracinë institucionale? Teksa shpenzimet për instalacionet e korrupsionit në Tiranë, Fier dhe Elbasan rriten vit pas viti, qeveria ka kthyer sërish vëmendjen drejt menaxhimit të mbetjeve. Por për çfarë qëllimi? Për ta kthyer vendin tonë në koshin e mbetjeve të Europës. Dhe metoda që kanë zgjedhur? Incenerimi. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hapur për konsultim publik një nismë për importin e mbetjeve, e cila qartësisht është një nga ligjet e radhës të porositura.

Ndërkohë, Elbasani po përballet me një krizë të rëndë të landfillit sepse inceneratori nuk funksionon. Fieri po mbytet në mbetje, ndërsa 28 milionë euro kanë përfunduar në llogaritë bankare të hajdutëve që janë ende në kërkim. Tirana mbetet “qershia mbi tortë” e këtij instalacioni korruptiv, ku çdo herë që kryetari i bashkisë krenohet për inceneratorin e Tiranës, një ditë e mohon ekzistencën e tij dhe ditën tjetër e reklamon si sukses. Vjedhja vazhdon pa turp, me tre kontrata që rëndojnë mbi qytetarët. Cili incenerator do t’i djegë këto mbetje? Apo plani real është kthimi i vendit tonë në kosh plehrash, pasi tashmë jemi bërë lavatriçja e parave të pista dhe korrupsionit? Ne jemi ajo që bëjmë! Një qeveri që pretendon të ndjekë politikat e BE-së për qeset plastike në supermarkete, por që pastaj mbyll sytë dhe promovon incenerimin, është një qeveri hipokrite.

Një qeveri që rreh gjoksin për turizmin, ndërkohë që e kthen vendin tonë në koshin e mbetjeve të Europës, nuk është qeveria e shqiptarëve është qeveria e mbetjeve! Asgjë nuk justifikon faktin se sot Shqipëria nga Europa merr shembujt më të këqij, nga legalizimi i kanabisit e deri te importi i mbetjeve. Por si nuk dëgjuam frymëzim nga BE-ja për luftën kundër korrupsionit, për mbrojtjen e zonave të mbrojtura? Kujtohemi vetëm kur ka raste të tilla favorizuese, ku lista e përfituesve është e kufizuar në vetëm dy apo maksimumi tre kompani”, u shpreh ajo ndër të tjera.

Paraardhëse

Basha publikon programin për zgjedhjet 2025, premton “luftë të egër” ndaj korrupsionit: Do të gjurmojmë pasuritë

Pasardhëse

Publikon performancën e fundit të Zef Dedës, Juli prek me postimin

Pasardhëse

Publikon performancën e fundit të Zef Dedës, Juli prek me postimin

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.