• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Nisja e procesit gjyqësor për Teatrin Kombëtar, “VOA”: Gjykata Kushtetuese kërkoi të dijë brenda një jave historinë dhe vlerat e Teatrit

3 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
32
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Tiranë, Gjykata Kushtetuese nisi sot shqyrtimin e dy kërkesave të Presidentit të Republikës për të shfuqizuar si antikushtetues Ligjin Special Fusha, vendimin e qeverisë për të kaluar Teatrin Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës dhe çdo akti tjetër në vazhdim të tyre.

Presidenti i kërkoi Gjykatës Kushtetuese më 24 korrik të vitit 2019 dhe më 14 maj 2020 se këto ligje dhe vendime duhen shfuqizuar si antikushtetues dhe të shmangej shembja e Teatrit Kombëtar. Por tre ditë pasi presidenti iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, shkatërrimi i Teatrit Kombëtar u krye më 17 maj, nga forca të shumta policore dhe mjete shtetërore, në mesin e karantinës së pandemisë si dhe të protestave për ta mbrojtur ndërtesën historike.

Gjykata Kushtetuese kërkoi që brenda një jave të paraqitet një dokumentacion i plotë mbi historinë dhe vlerat e Teatrit Kombëtar, nga ndërtimi i tij 80 vjet më parë, shpallja monument kulture e deri në shembjen e tij nga bashkia e kryeqytetit. Ajo rrëzoi kërkesën për të thirrur dëshmitarë një seri zyrtarësh të qeverisjes qendrore dhe vendore, por u ofroi palëve mundësinë që të sjellin në proces ekspertë të tyre për çështje të trashëgimisë kulturore.

Në procesin e sotëm gjyqësor, krahas përfaqësuesve të qeverisë dhe presidencës, mori pjesë edhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, e legjitimuar nga Gjykata Kushtetuese si person i tretë i interesuar. Kjo Aleancë bëri përpjekje të shumta afro 3 vjet për ta mbrojtur ndërtesën e Teatrit, duke sensibilizuar opinionin vendas dhe atë ndërkombëtar mbi vlerat historike e arkitekturore të atij institucioni.

Qeveria dhe bashkia e Tiranës këmbëngulën në ndërtimin e një teatri të ri në truallin e Teatrit Kombëtar, por veprimtarët shprehën dyshime se pas kësaj nisme qëndrojnë planet për ndërtimin e një grupi pallatesh shumëkatëshe.

Paraardhëse

Rama rendit projektet në Ankara: Ditë bashkëbisedimesh të detajuara me sipërmarrje të ekselencës turke

Pasardhëse

Media spanjolle ‘plas bombën’: Gati rinovimi, Messi për 10 vite do të jetë në Barcelonë, do të pëfitojë plot 120 milionë euro

Pasardhëse

Media spanjolle ‘plas bombën’: Gati rinovimi, Messi për 10 vite do të jetë në Barcelonë, do të pëfitojë plot 120 milionë euro

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.