Ditën e sotme, kanë nisur punimet për tunelin e Llogarasë, ku të pranishëm në kantierin e ri, janë Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, Kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministri Arben Ahmetaj.
Gjatë fjalës së saj, Balluku u shpreh se ky tunel, ka qenë një ëndërr në sirtar për të gjitha qeveritë, ndërsa shtoi se beson se 33 muaj do të nevojiten për dorëzimin e projektit.
“Ne ia dolëm të kapërcenim shumë pengesa dhe vështirësi, pandemia na vonoi por nuk mundi të na ndalte”, u shpreh Balluku.
Hyrja e tunelit do të jetë rreth 500 metra, ndërsa koha do të shkurtohet nga 7 deri në 10 minuta.







Diskutime rreth kësaj post