• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Nisin përçarjet, PD e Tiranës tallet me Ilir Metën: Shpërndau Parlamentin dhe solli Pranverën Kuqezi (FOTO)

12 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nisin përçarjet mes presidentit Ilir Meta dhe Partisë Demokratike. Zhveshja e presidentit Meta nga kostumi i kreut të shtetit dhe zbritja në shesh, duke protestuar kundër qeverisë, u mbështet nga PD dhe aleatët e saj.

Ishte pikërisht opozita joparlamentare, ajo e cila në 2 mars mbushi sheshin para Kryeministrisë në tubimin e organizuar nga Meta, ndërsa shumica e frontit opozitar menduan se përmes këtij bashkimi kryeministri Edi Rama do ta kishte shumë të vështirë qeverisjen. Por prej mesit të muajit mars, presidenti Meta ka luajtur me dy standarde, pasi harroi premtimet që bëri gjatë tubimit kur ra në gjunjë para qytetarëve, se do të shpërndante Parlamentin e sillte Pranverën Kuqezi, ndërkohë i ka ndalur sulmet dhe akuzat në adresë të qeverisë.

Madje, në disa raste zoti Meta gjatë kësaj periudhe është bërë palë me mazhorancën dhe në disa raste të tjera është shfaqur kritik, strategji kjo që ka ardhur se nuk ia ka arritur të bënte ndonjë “pazar” me qeverinë. Megjithatë, lëvizja më e fundit e konsumuar nga Meta dhe që ka shkaktuar zemërim në radhët e demokratëve, është mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, kohë kur kreu i shtetit u shfaq i buzëqeshur në krah liderëve të mazhorancës.

PD e Tiranës tallet me Metën

Më konkretisht, demokratët janë irrituar me faktin që kreu i shtetit, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama janë shfaqur të buzëqeshur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit. Ndryshe nga fotot e shkuara, tashmë në kontekstin e masave të koronavirusit, Meta dhe Rama i kanë dhënë “bërrylin” njëri-tjetrit, duke sjellë kështu edhe reagimin e degës së Partisë Demokratike të Tiranës.

Kjo e fundit ka postuar në rrjetet sociale foton e Ramës me Metën, ndërsa akuzon presidentin se po flirton me shefin e qeverisë. Përmes një ironie therëse, dega e PD Tiranë i kujton kreut të shtetit disa prej premtimeve të tij që nuk u bënë kurrë realitet, sikundër është shpërndarja e Parlamentit.

“Parlamentin e shpërndau, Pranverën Kuqezi na e solli, Kushtetutën e mbrojti, edhe Ramën e rrëzoi”, shkruan me ironi dega e Partisë Demokratike së Tiranës, shoqëruar me videon nga momenti kur kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta shfaqen duke takuar njëri-tjetrin me “bërryla”. Pra, duket qartë që premtimet e dhëna dhe të pambajtura nga presidenti Ilir Meta para se në Shqipëri të shfaqej pandemia e Covid-19, por edhe ato ditët e fundit se do të shpërndante Parlamentin nëse ia kërkojnë qytetarët apo se nuk do të lejojë mazhorancën të kapë institucionet, ka bërë që demokratët të irritohen me kreun e shtetit.

Gazeta e ka deklaruar se baza demokrate është kundër një koalicioni mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ndërkohë që, PD duket se ka dalë kundër edhe presidentit Ilir Meta, për shkak se shumë premtime ky i fundit i ka hedhur në kosh, ndonëse ai premtoi se do t’ia vështirësonte punën mazhorancës qeverisëse, sikundër është shpërndarja e Parlamentit dhe sjelljen e Pranverës Kuqezi. Madje, në jo pak raste Meta ka sulmuar edhe drejtpërdrejt kryedemokratin Basha për bojkotonin e zgjedhjeve, ndërsa e ka bërë të qartë se do dekretojë datën e re të zgjedhjeve, pavarësisht nëse do të hyjë apo jo PD. Megjithatë, mbetet për t’u parë në ditët në vijim se si do të shkojnë marrëdhëniet mes Presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe Partisë Demokratike.

FOTO:

Paraardhëse

Para cash dhe pronarë në 13 apartamente, ja pasuria e presidentit Meta dhe Monika Kryemadhit

Pasardhëse

“Në jetë s’njoh askënd që ka votuar LSI”, Kreshnik Spahiu del me deklaratën e fortë që në mëngjes

Pasardhëse

“Në jetë s’njoh askënd që ka votuar LSI”, Kreshnik Spahiu del me deklaratën e fortë që në mëngjes

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.