• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Nisin arrestimet për ‘peshqit e mëdhenj’! Ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës

6 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
684
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Shqipëri, kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, disa zyrtarë të pushtetit vendor dhe bisnesmenë janë arrestuar gjatë ditës së sotme në vijim të një hetimi të nisur nga Prokuroria e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe Koruupsionit (SPAK).

Të gjithë zyrtarët dyshohen për “Shpërdorim detyre”, “Shkelje të barazisë në tendera”, ndërsa administratorët e dy kompanive private dyshohen për “Falsifikim të dokumentave”. Përveç kryebashkiakut Tushe, 8 zyrtarët e tjerë nën arrest, janë punonjës së Ndërmarrjes së pasurisë publike, pranë Bashkisë Lushnje. Për katër prej tyre, përfshirë drejtorin e kësaj ndërmarjeje Flamur Peqini, është dhënë masa e “arrestit me burg”, ndërsa për katër të tjerët ajo e “arrestit në shtëpi”.

Të gjithë dyshohet të jenë përfshirë në një skemë të tjetërsimit të fondeve publike, në rastin e një tenderi, me vlerë 24 milion lekë, për rehabilitimin e një ujësjellësi. Me urdhër të prokurorisë janë ushtruar kontrolle në zyrat e Ndërmarrjes së pasurisë publike, por dhe në disa prej banesave të përsonave të arrestuar.

Ndaj arrestimit të kryebashkiakut socialist Fatos Tushe, ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama. “Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve”, – theksoi kryeministri në një postim në Twitter.

Nga ana e saj ambasadorja amerikane Yuri Kim, shpërndau gjithashtu një postim po në Twitter, ku shkruante se “nëse je i përfhirë në korrupsion – pak rëndësi ka se sa i pushtetshëm mendon se je – tani është koha të marrësh në konsideratë pasojat që veprimet e tua do të kenë mbi familjen dhe vendin tënd. Tani është momenti të vlerësosh nëse ja vlen të shkosh në burg. Tani është momenti të heqësh dorë. Askush nuk është mbi ligjin”, – përfundon postimi i ambasadores amerikane.

Hetimet ndaj kryebashkiakut të Lushnjes po vijojnë edhe për dyshimet për korrupsion. Zoti Tushe u vu në qendër të vëmendjes dhe para gati një viti e gjysëm, kur më 31 dhjetor të 2019-ës ai u plagos nga shpërthimi i një granate të hedhur në zyrën e tij, nga ish shoferi i tij.

Paraardhëse

Von der Leyen del me mesazhin e fuqishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe Shqipëria

Pasardhëse

Zjarri ‘mbërthen’ vendin! Flakët përfshijnë kurorën e gjelbër të qytetit të Lushnjes, digjen disa hektarë me ullishte

Pasardhëse

Zjarri 'mbërthen' vendin! Flakët përfshijnë kurorën e gjelbër të qytetit të Lushnjes, digjen disa hektarë me ullishte

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.