• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Nishani reagon pas akuzave për dekorim të ballistëve: Më sulmojnë nostalgjikët e diktaturës

26 October, 2016
në Aktualitet, Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dekorimi i 67 ballistëve nga Presidenti i vendit, Bujar Nishani, u pasua me reagime të ashpra, e sulme në adresë të të parit të shtetit.

Pas reagimeve tw shumta nga historianë si Pëllumb Xhufi, e Paskal Milo,  dhe një nga figurat kryesore gjatë diktaturës, Vito Kapo, apo edhe Fatos Klosi ka ardhur reagimi i parë i presidenit Nishani.

Nishani, me një qëndrim zyrtar, publikuar në faqen e Presidencës i quan gjithë sa është thënë, sulme e provokime nga “nostaligjikët enveristë të diktaturës më të egër dhe të urryer të pasluftës së Dytë Botërore në Evropë, Diktaturës Hoxhiste”.

Reagimi i Presidentit

Institucioni i Presidentit të Republikës hedh poshtë të gjitha sulmet dhe provokimit e adresuara nga nostaligjikët enveristë të diktaturës më të egër dhe të urryer të pasluftës së Dytë Botërore në Evropë, Diktaturës Hoxhiste.

Kujtimi dhe dekorimi i 67 nacionalistëve të ekzekutuar nga dora kriminale e një grupimi të bolshevikëve shqiptarë të orientuar nga të dërguarit jugosllavë, është një detyrim dhe përgjegjësi historike e Shqipërisë së sotme euro-atlantike.

Asnjë prej martirëve të ekzekutuar dhe në asnjë moment të vetëm të jetës së tyre nuk pati një bashkëpunim me pushtuesin.

Përkundrazi, ata ishin luftëtarë të lirisë kundër nazi-fashizmit.

Ata u ekzekutuan në mënyrën më makabre të mundshme vetëm për faktin se ishin kundër modelit dhe ideologjisë bolshevike, që një grup individësh po përhapnin përmes terrorit në viset shqiptare.

Ata u ekzekutuan në mënyrën më kriminale të mundshme pasi ishin kundër shitjes së trojeve shqiptare tek të huajt.

Ata u ekzekutuan se kërkonin orientimin perëndimor të Shqipërisë.

Institucioni i Presidentit të Republikës e konsideron të papranueshme ringjalljen e urrejtjes staliniste, veçanërisht kur ajo vjen nga anëtarë të Kabinetit Qeveritar të një vendi anëtar i NATO-s dhe kandidat për Bashkimin Evropian.

A nuk u ekzekutuan pa gjyq me qindra intelektualë në qytetet e Shqipërisë me akuzat e rreme të bashkëpunimit me pushtuesin?

A nuk u ekzekutuan dhe burgosën me qindra klerikë martirë me akuzat e rreme të bashkëpunimit me pushtuesin?

A nuk u ekzekutuan, burgosën, interrnuan me qindra mijëra shqiptarë të pafajshëm me akuzat se ishin bashkëpuntorë të “imperializmit” dhe të “revizionizmit”?

A nuk u ekzekutuan në kufi me qindra të rinj me akuzën se donin të tradhëtonin Atdheun dhe partinë?

A nuk u konfiskua çdo pronë shqiptarëve me akuzën se ishin armiq të pushtetit po të pasuroheshin me pronat e tyre?

A nuk u burgos brenda një kampi të madh me tela një popull i tërë i lënë në varfëri ekstreme dhe padituri të thellë me akuzën se liria është opium për popullin?

Ky realitet shqetësues tregon se sa shumë është dëmtuar shoqëria shqiptare nga moshetimi dhe mosdënimi i krimeve të komunizmit, si i vetmi vend ish-diktatorial që nuk e ka kryer këtë proces.

Këto provokime na treguan edhe njëherë se sa seriozisht e kërcënuar mbetet liria jonë.

Ata që e kanë përdhosur Luftën Antifashiste dhe sakrificat për liri të shqiptarëve duke kryer krime mbi shqiptarët, do të mbeten përjetësisht në altarin e turpit të historisë së kombit shqiptar.

Paraardhëse

Dekriminalizimi, Kuvendi: Asnjë subjekt me rekorde gjyqësore

Pasardhëse

Presidenti i FIFA-s, Infantino mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Safet Berishës

Pasardhëse

Presidenti i FIFA-s, Infantino mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Safet Berishës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.