• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Nishani dhe KLD nuk ndalen, “shtrydhin” postin deri në fund: Gati 12 emërime gjyqtarësh

16 November, 2016
në Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të mblidhet më 18 nëntor për të realizuar një seri tjetër emërimesh në gjykata. Vetëm 4 ditë larg hyrjes në fuqi të ligjit të ri “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, KLD pritet të miratojë emërimin e 12 gjyqtarëve dhe të një inspektori.

Burime pranë KLD-­së i thanë “Shekulli”­t se, në mbledhjen e së premtes do të bëhet shqyrtimi i kandidaturave për gjyqtarë për një vend vakant në Gjykatën e Apelit Durrës, gjashtë vende vakant në Gjykatën e Rrethit Tiranë, dy vende vakant në Gjykatën e Apelit Vlorë dhe një vend vakant në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda.

Gjithashtu, KLD parashikon të zhvillojë procedurën për emërimin e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Tiranë dhe kryetarit të Gjykatës së Rrethit Lezhë. Nuk do të mungojë edhe emërimi i një inspektori pranë Inspektoratit të KLD­së. Një javë më parë, Këshilli delegoi gjyqtaren Enkelejdi Hajro, për të ushtruar përkohësisht detyrën e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Tiranë.

Gjatë mbledhjes do të shqyrtohet edhe projekt­akti përfundimtar i vlerësimit, për vitet 2007­2009, të kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për gjyqtarët Gurali Brahimllari (Gjykata e Apelit për Krime të Rënda), Brikena Ukperaj Lubonja, (Gjykata e Rrethit Lushnjë, vitet 2010­2012) dhe Engert Pëllumbi (Gjykata e Rrethit Fier, viti 2012).

Vetë KLD­ja do të duhet të shkrihet pas ngritjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor, siç përcaktojnë ndryshimet kushtetuese, të miratuara në korrik 2016, si pjesë e paketës së reformës në drejtësi. Por hyrja në fuqi më 23 nëntor e ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve” do t’i heqë të drejtën Këshillit të Lartë të Drejtësisë të emërojë gjyqtarët, duke e kufizuar këtë të drejtë vetëm te magjistratët. Neni 160 i ligjit e thotë këtë qartë në dispozitat kalimtare.

Ndërkohë, pezullimi nga Gjykata Kushtetuese i zbatimit të ligjit për kontrollin kalimtar të figurës së prokurorëve e gjyqtarëve (i njohur si ligji i vetingut) ka bllokuar edhe procesin e ngritjes së strukturave të reja të parashikuar në paketën e reformës në drejtësi. Në këtë paketë përcaktohet edhe shkrirja e KLD­së e zevëndësimi me Këshillin e Lartë Gjyqësor, anëtarët e të cilit do të kalojnë në procesin e verifikimit.

Shqyrtimi i kandidaturave për gjyqtarë:

1 vend vakant në Gjykatën e Apelit Durrës.

6 vende vakant në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

2 vende vakant në Gjykatën e Apelit Vlorë.

1 vend vakant në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda.

Zhvillimi i procedurës për emërimin e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Zhvillimi i procedurës për emërimin e kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Emërim inspektori pranë Inspektoratit të KLD.

Ligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Neni 160

Organet kompetente në periudhën kalimtare

1.Deri në krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe inspektoratet ekzistuese do të vazhdojnë të ushtrojnë kompetencat e mëposhtme, sipas rregullave të parashikuara në këtë ligj:

a ­ emëron magjistratët kandidatë të diplomuar në vitin 2016, në përputhje me pjesën III, kreu II, të këtij ligji, të paktën dy muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji;

b ­ merr vendim për caktimin në pozicion të kandidatëve magjistratë të diplomuar në vitin 2016, sipas pjesës III, kreu III, të këtij ligji, brenda tre muajve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji;

c ­ vendos masa disiplinore, me propozim të Ministrit të Drejtësisë, bazuar në procedurën dhe kriteret që parashikohen në pjesën V, kreu I, të këtij ligji;

ç ­ pezullon gjyqtarët, sipas procedurës dhe kritereve të parashikuara në ligj;

d ­ mbikëqyr trajnimin e gjyqtarëve, sipas këtij ligji dhe ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;

dh ­ kryen vlerësimin e punës, siç parashikohet në dispozitën kalimtare të këtij ligji, duke përfshirë edhe ndihmën në rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve, në bazë të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”;

e ­ vendos masa disiplinore për inspektorët, bazuar në aktet nënligjore në fuqi; ë ­ vërteton ndërprerjen e emërimit, në rast dorëheqjeje dhe arritjes së moshës së pensionit;

f ­ transferon përkohësisht gjyqtarë për plotësimin e trupave gjyqësorë në gjykata.

2 ­ Deri në krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurori i Përgjithshëm do të vazhdojë të

ushtrojë kompetencat e mëposhtme, sipas rregullave të parashikuara në këtë ligj:

a ­ emëron magjistratët kandidatë të diplomuar në vitin 2016, në përputhje me pjesën III, kreu II, të këtij ligji, të paktën dy muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji;

b ­ merr vendim për caktimin në pozicione të kandidatëve magjistratë të diplomuar në vitin 2016, sipas pjesës III, kreu III, të këtij ligji, brenda tre muajve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji;

c ­ pezullon prokurorët, sipas procedurës dhe kritereve të parashikuara në ligj;

ç ­ mbikëqyr trajnimin e prokurorëve, sipas këtij ligji dhe ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë;

d ­ kryen vlerësimin e punës, siç parashikohet në dispozitën kalimtare të këtij ligji, duke përfshirë edhe ndihmën në rivlerësimin kalimtar të prokurorëve, në bazë të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”;

dh ­ vërteton mbarimin e emërimit në rast dorëheqjeje dhe arritjes së moshës së pensionit.

3 ­ Caktimi në pozicione të përhershme të magjistratëve, sipas parashikimeve të këtij ligji, do të

kryhet me ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

4 ­ Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm mund të vendosin caktimin në pozicione të përkohshme të magjistratëve për të mundësuar ushtrimin e detyrave dhe funksionimin e institucioneve të drejtësisë.

5 ­ Deri në krijimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm heton shkeljet disiplinore nëpërmjet inspektorëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë

dhe Prokurorit të Përgjithshëm, bazuar në procedurën dhe kriteret e pjesës V dhe dispozitës

kalimtare të këtij ligji.

Paraardhëse

“Puthja e Vdekjes” së Angela Merkel!

Pasardhëse

Skandalet korruptive në Rusi, arrestohet një tjetër zyrtar i lartë

Pasardhëse

Skandalet korruptive në Rusi, arrestohet një tjetër zyrtar i lartë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.