• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Nishani: Dakordësoni draftin për reformën në drejtësi

15 January, 2016
në Politikë
0
Nishani se di çfarë është Aushvici
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani organizoi të enjten, pritjen tradicionale të Vitit të Ri për Trupin Diplomatik, ku ishin të pranishëm ambasadorë dhe diplomatë të vendeve dhe organizatave ndërkombëtare të akredituara në vendin tonë.

Në këtë pritje të përvitshme morën pjesë gjithashtu edhe Konsujt e Nderit të vendeve të ndryshme të botës, Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, Zëvendëskryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë si dhe personalitete të shquara në fushën e diplomacisë.

Duke marrë fjalën, Kreu i Shtetit  tha se “reforma në sistemin e drejtësisë, falë edhe angazhimit së partnerëve tanë, ka hyrë në një fazë kyçe, ku me gjithë defiçitet e panevojshme, proçesi mund të rigjallërohet përmes bashkëpunimit të hapur e vullnetmirë në kornizën kuadër që ka ofruar Komisioni i Venecias”.

Përfitoj nga rasti, theksoi ai, t’ju bëj edhe një herë thirrje të gjitha palëve, politike dhe të shoqërisë civile, që me transparencën e nevojshme dhe duke i qëndruar besnikë angazhimit të parë për të përqafuar frymën dhe orientimet tashmë eksplicite të Komisionit të Venecias, të dakordësojnë sa më parë paketën ligjore. “Në këtë frymë konstruktive do të vazhdoj të mbështes plotësisht dhe të lehtësoj, nëse nevojitet, çdo përpjekje e angazhim”, tha Presidenti.

Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast, Nishani përcolli urimet më të përzemërta e miqësore për vendet, popujt dhe organizatat që ata përfaqësojnë. Ndërsa shprehu bindjen se zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe, përbën një shtyllë qendrore në politikën e jashtme të Shqipërisë.

“Marrëdhëniet me partnerin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës hynë në një fazë të re, pas nënshkrimit të Deklaratës së Përbashkët për Partneritet Strategjik, në muajin prill 2015, tha Nishani, ndërsa shtoi s, ky dokument shumë i rëndësishëm do t’i forcojë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe do të intensifikojë dialogun politik në të gjitha çështjet me interes strategjik.

Një tjetër aspekt shumë i rëndësishëm për vendin tim, vijoi ai, mbetet bashkëpunimi rajonal, ku Shqipëria kontribuon qartësisht dhe në mënyrë të qenësishme për rritjen e forcimin e paqes, sigurisë dhe të prosperitetit të tij.Presidenti Nishani pritje-trupi diplomatik Foto Agim Dobi (5)

“Në muajin maj, Shqipëria mbylli me sukses Kryesinë e saj vjetore të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP-së), ku për herë të parë Kosova mori pjesë me të drejta të plota në këtëj organizatë, si dhe u ritheksua rëndësia e përmirësimit të bashkëpunimit rajonal. Samiti i Vjenës për Ballkanin Perëndimor në muajin gusht të vitit të shkuar, si një vijimësi e procesit të Berlinit, u dha një impuls të ri projekteve zhvillimore dhe të ndërlidhjes infrastrukturore e energjetike të vendeve të rajonit”, u shpreh Nishani.

“Shqipëria ka mbështetur fuqimisht e pa rezerva dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga Shtete e Bashkuara të Amerikës, si dhe ka përshëndetur të gjitha marrëveshjet e arritura, duke apeluar për zbatimin e plotë të tyre”, deklaoi Kreu Shtetit.

Gjithashtu, vijoi Presidenti, marrëdhëniet strategjike, shumëplanëshe, tradicionale e të fqinjësisë së mirë me Italinë, Greqinë dhe Turqinë kanë zënë një vend shumë të rëndësishëm dhe objektivi ynë është zhvillimi i mëtejshëm i tyre. Kreu i Shtetit nënvizoi rëndësinë e veçantë të marrëdhënieve me Republikën Federale të Gjermanisë, si dhe me vende të tjera të Bashkimit Evropian, vendet arabe të Gjirit, të cilat vijojnë të mbështesin projekte të veçanta zhvillimore të Shqipërisë, por që ndikojnë edhe në nxitjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe të shkëmbimeve kulturore. Gjej rastin, u shpreh Nishani, që në kuadër të 25-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Shtetin e Izraelit, të vë në dukje se kemi arritur të thellojmë e të zgjerojmë më tepër marrëdhëniet dypalëshe duke promovuar vlerat tona kombëtare dhe duke u shërbyer interesave reciproke shtetërore.

Ndërsa tha ai, në kuadrin e axhendës diplomatike dhe forcimit të marrëdhënieve dypalëshe, marrëdhënie intensive janë zhvilluar gjithashtu me Japoninë, Kinën, Kanadanë e shumë vende të tjera, me të cilat ndajmë interesa dypalëshe por edhe shumëpalëshe.

“Dedikimi i politikës së jashtme të Shqipërisë për paqen dhe sigurinë është demonstruar dhe do të vijojë të demonstrohet pa hezitim edhe në organizatat e tjera ndërkombëtare e rajonale, veçanërisht në Këshillin e Evropës, OSBE, NATO, etj”, deklaroi Kreu i Shtetit.

Paraardhëse

Rama: Besojmë te Venecia, referendumi rruga më e mirë

Pasardhëse

Koalicioni PS-LSI ka rënë

Pasardhëse

Koalicioni PS-LSI ka rënë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.