• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Nishani: Beteja me mafien nuk mund të ketë kthim pas

9 October, 2017
në Politikë
0
Nishani se di çfarë është Aushvici
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-Presidenti Bujar Nishani thotë se beteja me mafien nuk mund të ketë kthim pas.

Ai shprehet se sulmi agresiv i bandës së Elbasanit mbi policinë konfirmoi faktin e dhimbshëm sipas tij, se krimi i organizuar në Shqipëri ka arritur formën më të lartë të organizimit, mafien.

Në historinë botërore të këtij organizimi konfirmohen të njëjtat karakteristika, shkruan Nishani në Facebook ditën e sotme, duke shtuar pasuri miliardëshe nga trafiku i drogës, korruptimi i policisë, lidhjet me nivelet e larta politike përmes mbështetjes elektorale, marrja e aseteve dhe pasurive publike dhe kulmon me agresionin arrogant ndaj vetë shtetit.

Ish-kreu i shtetit deklaron se në Shqipëri trafiku i drogës mori përmasat e biznesit miliardësh gjatë dy viteve të fundit, ku në 2016-2017 sasia e parave të përfituara nga kjo veprimtari kriminale e kalonte buxhetin vjetor të shtetit.

“Në vende të tilla si Kolumbia, Meksika apo të tjera të Amerikës së Jugut të cilat kanë qenë dhe epiqendra botërore të trafikut të drogës ky biznes kriminal kapte miliarda por jo tē tejkalonte buxhetin e vetë shtetit. Rasti ynë duket më i dhimbshëm. Një nga trafikantët më të mëdhenj në Meksikë, Amado Carrillo Fuente, mori pseudonimin “Zoti i Qiejve” për shkak të transportit të drogës me avionë të mëdhenj. Në Shqipëri transporti i drogës me avionë u bë një fenomen masiv dhe përgjegjësit për luftën ndaj tyre talleshin “live” me shqiptarët duke ju treguar kaçatorrët që dezinfektonin mushkonjat”, shkruan Nishani.

Për Joauqin “El Chapo” Guzman kryetrafikant në Meksikë, tregohen shumë histori që ndihmonte të varfrit, apo paguante faturën e të gjithë personave që ndodheshin në restorantin ku ai hante, vijon më tej komentin e tij Nishani.

Po në këtë linjë thotë se në Shqipëri shëtitja e deputetëve nën shoqërinë e gangsterëve gjatë fushatës elektorale, market më market duke paguar listat e gjata të borxheve të qytetarëve zëvendësoj pothuajse totalisht takimet elektorale me qytetarët ku të paraqiteshin apo diskutoheshin programet qeverisëse.

“Pablo Escobar në Kolumbi pasi korruptoj pa fund policë, prokurorë e politikanë, pasi provoj edhe vetë për një kohë të shkurtër karrrierën politike vendosi ti sulej me tank dhe blind stacioneve të policisë. Në Elbasan mafia e drogës ju vërsul me makinë të blinduar forcave të policisë gjatë ushtrimit të detyrës prej tyre”, thotë Nishani.

Ai shton se krimi i rëndë i Elbasanit në vend që të nxirret më shumë në dritën e diellit që ti jepet shans drejtësisë të bëhet po merr investim të madh që të fshihet dhe harrohet.

Sipas Nishanit, tentativa agresive e shumë operatorëve për ta transferuar ngjarjen nga sulmi mafioz ndaj shtetit në betejën mes grupeve kriminale është po ashtu investim i Mafias.

“Në Elbasan natën e 18 shtatorit nuk pati luftë midis bandave. Jo. Për fat atë e panë të filmuar të gjithë shqiptarët. Atë natë banda e Elbasanit ju vërsul me mjet të blinduar policisë. Ajo nuk guxoj të reagoj. Kaq e thjeshtë ishte ajo që ndodhi por shumë e thellë dhe komplikuar arsyeja dhe pasoja e saj”, deklaron ish-Presidenti.

Ai thotë se banda e Elbasanit nuk është e vetmja që ka arritur formën e lartë të organizimit kriminal, atë mafioz, por se banda të tilla kemi parë në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Shkodër etj.

Ish-Presidenti e cilëson si dështimin më të madh të shtetit dhe se Shqipëria nuk mund të lejohet të kthehet përfundimisht në vendin ku anëtarët e klaneve mafioze të kapardisen rrugëve, restoranteve, kafeneve të qyteteve tona.

“Me armë në brez të gjobisin çdo biznes dhe trafikojnë çdo vajzë që piketojnë. Të kryejmë ekzekutime dhe përvetësojnë pasuritë publike. Jo ! Shqipëria duhet të jetë vendi i turistëve që mëngjesi i gjen në Valbonë e mbrëmja në Llogara. E hëna në Berat dhe fundjava në bregun e Jonit. Ku shqiptarët e thjeshtë dhe jo mafia, të bëjnë bisnes me bukuritë që ofron Thethi e Boga, Voskopoja e Kelmendi, Tomorri dhe Butrinti. Shqipëria nuk mund të kthehet në hambarin e drogave drejt Europës por në mundësinë e fermerëve që eksportojnë gjithë vitin. Këto janë plotësisht të mbërritshme. Por që të ndodhin duhet mundur mafia”, shprehet Nishani.

Ai deklaron se beteja me krimin tani është betejë që nuk mund të ketë kthim pas dhe se ajo nis e mbaron tek pasuritë e paligjshme të saj, tek paratë e pista që lehtësisht sekuestrohen.

“Veç duhet vullnet politik që të bëhet ajo. Nëse nuk bëhet kjo atëherë nuk ka luftë kundër mafies. Kush do ta ofrojë këtë vullnet politik, kush do godasë pasuritë e vëna përmes krimit dhe që vihen në shërbim të krimit do mund ta bëjë këtë betejë dhe do ta fitojë atë”, deklaron Bujar Nishani. 

Paraardhëse

Një lajm i mirë edhe si mësim i mirë

Pasardhëse

Kokainë dhe prostituta, arrestohet ish-lojtari i Kombëtares

Pasardhëse

Kokainë dhe prostituta, arrestohet ish-lojtari i Kombëtares

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.