• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Nis seanca në “Kushtetuese”, skenarët e pritshëm për zgjedhje të parakohshme lokale

2 November, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
102
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Seanca në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e vlefshmërisë së zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019 ka nisur sot. Jordan Daci, avokati i Shoqatës së Bashkive tha se gjykata duhet të injorojë opinionin e Komisionit të Venecias pasi nuk duhet të ketë si interes ekuilibrat politike.

“Lidhur me opinionin e marrë nga gjykata, opinioni nuk është detyrues. Ne mendojmë që në tërësi raporti ka pasur pjesë që janë kontradiktore. Thuhet që GJK nuk ka kompetencë për sa i përket shqyrtimit të procesit zgjedhor. Në botë kuptimin tonë është më se e qartë se ky ndryshim, gjykata nuk mund t’i përmbahet vetëm kërkimeve dhe pretendimeve të palëve, por sipas bindjes së saj. Në pikën 47, e pranon që ka kompetencë.  

Ne nuk jemi marrë vetëm me procesin, por në disa aspekte si respektimi i lirive dhe drejtave themelore të njeriut.  Nëse ne i referohemi parimin e proporcionalitetit, komisioni ka dështuar në përgjigje. Komisioni Venecias ka më tepër opinion politik se përgjigje juridike për pyetjet e dërguara. Ajo e bën për të ruajtur ekuilibrat politike. Por gjykata duhet ta injorojë ketë opinion të komisionit të Venecias pasi gjykata nuk duhet të ketë si interes ekuilibrat politike”, tha Daci.

“Kushtetuesja” do të duhet të marrë një vendim përfundimtar, nëse zgjedhjet ishin legjitime apo jo.

Sipas opinionit final të Komisionit të Venecias, Gjykata Kushtetuese nuk e ka në kompetencën e saj gjykimin si antikushtetues apo jo një proces zgjedhor si ai i zgjedhjeve vendore të vitit 2019, por kjo nuk e pengon që të ushtrojnë kontroll mbi legjislacionin zgjedhor.

Komisioni i Venecias la në fuqi zgjedhjet e 30 Qershorit dhe nuk këshillonte Gjykatën Kushtetuese që t’i përsërisë zgjedhjet e 30 Qershorit.

Ndërkohë kujtojmë se 6 bashki janë pa kryetar. Mazhoranca është shprehur e gatshme për një përballje të parakohshme elektorale lokale me demokratët.

Presidenti Ilir Meta deri më sot ka refuzuar të dekretojë një datë për zgjedhje në ato bashki, të cilat humbën kryetarin rrugës, pasi nuk pranonte ta njihte “30 Qershorin”, por Partia Socialiste pret që Presidenti të ndryshojë qëndrim pas vendimit nga “Kushtetuesja”.
Në 6 bashki, Shkodër, Durrës, Vorë, Dibër, Rrogozhinë dhe Lushnjë pritet që të zhvillohen zgjedhje të parakohshme lokale.

Shkodra është e vetmja qe drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, pasi Voltana Ademi vendosi të qëndrojë në detyrë, ndërsa 5 bashkitë e tjera vijojnë punën me kryetar të komanduar.

Paraardhëse

Kryebashkiaku socialist u mor i pandehur nga SPAK, shpërthen Erion Braçe dhe nuk lë gjë pa thënë

Pasardhëse

Jozefina Topalli bën deklaratën e papritur, tregon kush i merr vendimet e Lulzim Bashës

Pasardhëse

Jozefina Topalli bën deklaratën e papritur, tregon kush i merr vendimet e Lulzim Bashës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.