• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Nis operacioni për spastrimin e administratës nga militantët LSI

13 October, 2017
në Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Qeveria ka nisur operacionin për largimin e të gjithë militantëve politikë nga administrata. Një ditë më parë, gazeta shkruajti se Rama ka kërkuar që brenda vitit të largohen të gjithë militantët e LSI, ndërkohë ky urdhër ka filluar të zbatohet nga pushteti qendror te ai lokal. Puna kryesor do t’i takojë Komisionerit për Shërbimin Civil, pasi atij i është kërkuar të zbulojë të gjitha institucionet që kanë abuzuar me emërimet.

Gazeta ka siguruar planin e veprimit të këtij institucioni, i cili ka indicie se ka abuzime në 69 institucione. Inspektimet kanë nisur prej disa kohësh por do të intensifikohen akoma më shumë në ditët në vijim. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Mbikëqyrjes dhe Inspektimit nga verifikimet që janë bërë është parë se në 37 Bashki, si rezultat i ndryshimit të reformës territoriale, janë bërë shkelje masive sa i përket emërimeve në administratë apo ndryshimit të strukturës administrative.

Kështu që në bashkitë: Fier; Lushnjë; Skrapar; Pogradec; Lezhë; Gjirokastër; Kukës; Kolonjë apo dhe në shumë të tjera, është identifikuar se këto bashki nuk kanë përmbushur misioni që në vetvete pati reforma territoriale. Pasi këto bashki nuk kanë reduktuar administratën dhe strukturat organizative si dhe kanë vazhduar me emërimet e militantëve politikë ku një pjesë e madhe këtyre të fundit nuk kanë as arsimin përkatës në ushtrimin e detyrës. “Përfshirja e subjektit në mbikëqyrje të përgjithshme bazohet në informacionet e ardhura në adresë të Komisionerit, prej nëpunësve civilë, me objekt institute të ndryshme të ligjit për nëpunësin civil, si dhe duke marrë parasysh, procesin e vështirë të implementimit të reformës territoriale në njësitë e qeverisjes vendore”,thuhet në planin e punës.

Punësime politike

Përveç 37 bashkive ku janë parë shkelje sa i përket moszbatimit të reformës territoriale, Komisioneri ka konstatuar se 7 bashki të tjera kanë probleme me deklarimet e statusit të punësimit. Pra sipas Komisionerit bashkitë Dibër, Belsh, Kavajë, Vlorë, Mat, Kos, Laç kanë bërë emërime abuzive në radhët e administratës kryesisht të atyre punonjësve që ndryshe njihen si militantët politikë. “Evidentohen fakte që pasqyrojnë probleme në lidhje me procesin e deklarimit të statusit të punësimit në institucionet e qeverisjes vendore”, shkruhet në planin e punës.

13 Drejtori Arsimi

Komisioneri për Shërbimin Civil përveç bashkive ka identifikuar shkelje masive sa i përket emërimeve politike në administratë edhe tek Drejtoritë Arsimore. Sipas planit të punës që gazeta siguroi vërehej se në 13 Drejtori Arsimore ka shkelje masive në emërimin e stafit arsimor. Kështu që në Drejtorinë Arsimore të Durrësit, Elbasanit, Korçës, Fierit, Shkodrës, Lezhës, Tiranës apo dhe drejtorive të tjera pas verifikimeve që ka bërë Komisioneri janë konstatuar parregullsi masive si dhe emërime të shumta politike sa i përket statusit të nëpunësit civil. “Ky proces synon të shtrihet në veprimet administrative të kryera nga njësia përgjegjëse në lidhje me proceset e administrimit të shërbimit civil, të kryera prej momentit të fillimit të efekteve juridike të ligjit nr. 152/2013, ”Për nëpunësin civil” , i ndryshuar, e në vijim”, thuhet në planin e punës.

5 Prefektura dhe 6 drejtori Bujqësie

Sakaq, Komisioneri ka konstatuar shkelje edhe në 5 Prefektura dhe në 5 Drejtori Bujqësie. Prefektura Korçë, Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Lezhë janë identifikuar probleme me stafin e administratës. Pasi edhe në këtë institucion sipas Komisionerit janë bërë emërime të shumta politike. Ndërkaq, në Drejtoritë e Bujqësisë Dibër, Korçë, Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër ashtu si në institucionet e prefekturave ka pasur shkelje me emërimet e administratës. “Evidentohen fakte që pasqyrojnë probleme në lidhje me procesin e deklarimit të statusit të punësimit në institucionet e qeverisjes vendore”, thuhet në planin e punës.    

Paraardhëse

“Hajdutët u futën nga ballkoni”. Si u grabit banesa e nënës së Gjiknurit

Pasardhëse

A do të ketë reshje shiu? Ja parashikimi i motit në Shqipëri për sot

Pasardhëse

A do të ketë reshje shiu? Ja parashikimi i motit në Shqipëri për sot

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.