• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Nis një peticion për shkarkimin e Shpend Ahmetit nga pozita e kryetarit të Prishtinës

14 October, 2019
në Kosovë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari Bashkësisë Lokale të Dardanisë, Safet Kamberaj, para tri vitesh kishte kërkuar shkarkimin e Shpend Ahmetit nga pozita e kryetarit të Komunës së Prishtinës.

Tani, ai po e kërkon përsëri një gjë të tillë. Kamberaj ka filluar nismën për të nënshkruar një peticion kundër Ahmetit, për të cilin thotë se ka përkrahje edhe nga OJQ të ndryshme dhe nga qytetarët e Prishtinës.

Kamberaj ka thënë për Express se në zgjedhjet e fundit të jashtëzakonshme në Kosovë ku Ahmeti nuk arriti të marrë vota të mjaftueshme për t’u bërë deputet, është dëshmuar pafuqia e tij politike.

“Megjithëse shumëkush është habitur pse Shpend Ahmeti nuk mundi t’i sigurojë më shumë se 7 mijë vota jo vetëm në kryeqytetin e Kosovës, por në gjithë Kosovën, së pari si shef i Partisë Socialdemokrate (PSD) dhe së dyti në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), besojmë thellë se është koha dhe momenti i duhur që qytetarët e Prishtinës të mendojnë seriozisht për të ardhmen e qytetit të tyre, në mënyrë që të nisim një peticion për shkarkimin e kryetarit aktual Shpend Ahmeti”, ka thënë Kamberaj.

Kamberaj thotë se nisma për nënshkrimin e peticionit për shkarkimin e Ahmetit vjen edhe si rezultat i neglizhencës së tij në punët që do duhej t’i kryente në kryeqytet.

Ai thekson se kanë nisur bisedimet edhe me disa OJQ të cilat kanë dhënë mbështetje në nismën për nënshkrimin e peticionit për shkarkimin e Ahmetit.

“Menjëherë mbas zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit, kemi nisur të bisedojmë edhe me disa OJQ, me të cilat jemi dakorduar që të nisim peticion për shkarkimin e kryetarit aktual të Prishtinës. Ende besojmë që Ahmeti t’i ketë mbetur sadopak ndërgjegje që të ofrojë dorëheqjen nga pozita e kryetarit të Prishtinës dhe po ashtu ende besojmë se ai tashmë është i vetëdijshëm për peshën e situatës në të cilën gjendet, aq më shumë kur të kihet parasysh se që nga 6 tetori i këtij viti, u pa hapur se ai nuk e gëzon as minimalisht mbështetjen qytetare së pari në kryeqytetin të cilin e drejton, e aq më pak në qytete tjera të Kosovës”, ka thënë Kamberaj.

Paraardhëse

Aeroporti i Rinasit harron pasagjerët në pistë, nuk dërgon autobusët të marrin udhëtarët (FOTO)

Pasardhëse

“Fajin na e ka Europa”! Fatos Lubonja i kthehet ashpër Ramës

Pasardhëse

“Fajin na e ka Europa”! Fatos Lubonja i kthehet ashpër Ramës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.