• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Nis ndërtimi i Unazës së Vogël, ja akset që bllokohen

16 February, 2016
në Aktualitet
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Bashkia e Tiranës do të fillojë, mëngjesin e nesërm, punimet për ndërtimin, rikonstruksionin dhe rinovimin e Unazës së Vogël.

Punimet do të zhvillohen në tre faza, ndërkohë që faza e parë e projektit, për të cilën punimet nisin nesër, përfshin segmentin nga Banka e Shqipërisë, vijon prapa Muzeut Kombëtar, deri te Ushtari i Panjohur. Realizimi i objektit parashikon shembje dhe shpronësime, ndërtimin e segmentit të katërt të unazës së vogël të kryeqytetit, ndërtime të kanalizimeve si dhe zhvillim të infrastrukturës nëntokësore dhe mbitokësore.

Me qëllim mbarëvajtjen e punimeve gjatë zbatimit të projektit të Unazës së Vogël dhe lehtësimin e trafikut, Bashkia e Tiranës njofton se qarkullimi i automjeteve në rrugën “Ded Gjo Luli”, do të bëhet i kufizuar.

Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet i drejtuar në kryqëzimin e bulevardit “Zog i I-rë” me rrugën “Ded Gjo Luli” drejtim i detyruar drejt;

– Në kryqëzimin e bulevardit “Urani Pano” me rrugën “Ded Gjo Luli” drejtim i detyruar djathtas dhe majtas;

– Në kryqëzimin e rrugës së “Durrësit” me rrugën “Ded Gjo Luli”, drejtim i detyruar djathtas;

– Rruga “Abdi Toptani”, me një sens lëvizje me drejtim nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” deri në rrugën “George W Bush” do të jetë ndalim qëndrimi 24 orë në të dy krahët e saj;

– Rruga “Çamëria”, me një sens lëvizjeje me drejtim nga rruga “Ibrahim Rugova” deri në Sheshin “Skënderbej” do të jetë ndalim qëndrimi 24 orë në të dy krahët e saj.

Gjithashtu, ndalohet parkimi i mjeteve në rrugën e Barrikadave, segmenti Luigj Gurakuqi deri në rrugën e “Dibrës”.

– Në rrugën e “Barrikadave” do të lihen të lira tre korsi lëvizje.

Qarkullimi dhe stacionimi i mjeteve të transportit urban qytetës do të jetë si më poshtë:

– Linja Institut – Qendër do të kryejë rrotullim përreth Sheshit “Skënderbej” dhe do të stacionohet përpara Muzeut Kombëtar.

– Linja Laprakë – Qendër do të kryeje rrotullim përreth Sheshit “Skënderbej” dhe do të stacionohet përpara Muzeut Kombëtar.

– Linja Kamëz – Qendër, City Park – Qendër dhe Vorë – Qendër do të kryejë rrotullim përreth Sheshit “Skënderbej” dhe do të stacionohet pas Pallatit te Kulturës.

– Stacioni ekzistues te rruga e “Barrikadave” do të zhvendoset te rruga “Luigj Gurakuqi”.

– Stacioni ekzistues te sheshi “Skënderbej” në krah të Bankës së Shqipërisë kalon të rruga e “Kavajës” përpara semaforit, ku segmenti në fjalë do të jetë ndalim qëndrimi 24 orë.

– Mjetet që ushtrojnë aktivitetin e tyre me itenerar nga Kosova për në Tiranë dhe anasjelltas, si në linjë të rregullt ashtu dhe turistike, do të stacionohen te sheshi i pallatit të sportit “Asllan Rusi”.

Paraardhëse

Antikontrabanda detare zbulon naftë dhe vaj të paligjshëm

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e mërkurë 17 shkurt 2016

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e mërkurë 17 shkurt 2016

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.