• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ngjela: Të korruptuarit blenë votat dhe tani akuzojnë fituesin se i vodhi, ja pse Rama kërkon bashkëqeverisje

1 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
291
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokat Spartak Ngjela ka komentuar situatën paszgjedhore duke treguar pse opozitarët po heshtin dhe çfarë kërkon të bëjnë fituesit. Përmes një postimi në Facebook ai shprehet se një pjesë e atyre që humbën akuzojnë Partinë Socialiste për vjedhje votash sepse i ka kapluar frika që reforma në drejtësi do ecë përpara. Sipas Ngjelës, është absurde që po hedhin akuza, ata të cilët deri më sot janë përfshirë vetë në skandale për blerje votash.

“Humbësit, të gjithë janë të prerë në fytyrë dhe të shthurur nga sistemi logjik individual, flasin vetëm fjalë që shtyhen të dala nga mllefi i tyre. Por, më keq duken ata që vetëquhen analistë dhe që dallojnë që janë të trembur. Pse vallë? Mendonin, që, meqë kishin të njëjtin hall me Saliun për reformën antikorrupsion, Saliu do ta bllokonte. Jemi në një situatë ku krerët e Partisë Demokratike janë fshehur, kurse një grup i pakuptimtë gazetarësh që duan t’u mbushin mendjen njerëzve se votat janë vjedhur nga fituesi, po i bëjnë shqiptarët të qeshin. Si mund të thuash që më kanë vjedhur, pa paraqitur një provë të vetme?! Më e bukura është refreni: janë blerë votat dhe po ju del që deri tani është kapur humbësi si blerës votash”, shkruan ai.

Sipas Ngjelës, Basha dhe demokratët të tjerë po rrinë në heshtje sepse thellë e dinë që më keq se mazhoranca ata kanë bërë afera korruptive të pajustifikueshme për fushatë.

“Por, dallohet edhe diçka: të gjithë këta u dallua se janë të trembur, dhe kjo u kuptua nga ngjyra e fytyrës në daljet e të hënës, të martës, edhe të mërkurës: ngjyra që kriminalistika moderne e njeh si frikë të të inkriminuarit. Pse? Nuk i dihet… autorët politikë të korrupsionit kanë paguar nga të katër anët. Por ka pasur shumë lloj pagesash. Nejse, do t’i dëgjoni. Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk dihet se ku është, sepse doli vetëm një ditë dhe nuk tha asgjë”, tha ai.

Ndërkohë, Ngjela analizon se Rama kërkon të bashkëqeverisë me Bashën sepse ka influencë edhe nga ndërkombëtarët. Prandaj ai po shkon drejt asaj linje për të vendosur rregullin që ata kërkojnë për Shqipërinë.

“Po Rama? Asgjë deri tani, sigurisht që e ndjen qetësinë e fitores, por nuk e di se si do të vijojë kjo histori. Në fakt, po kuptohet se po bën çmos që të mbajë përballë Saliun dhe Lulzimin. Prandaj po fton Lulzimin për bashkëpunim dhe nuk e godet më Saliun. Po ekspertiza ndërkombëtare që monitoron ndërkohë Shqipërinë, nuk do të influencojë në ristrukturimin e të djathtës shqiptare? Ajo do të ndërhyjë, se me këtë fitore nuk dihet se si do të sillet politikisht Edi Rama me Uashingtonin dhe Berlinin. Prisni dhe shikoni”, shkruan ai.

Paraardhëse

Nisma Thurje mori mbi 10 mijë vota në zgjedhjet e 25 prillit, Endri Shabani tregon se me kë do bëjë koalicion në të ardhmen

Pasardhëse

Meta del me mesazhin e fuqishëm që në orët e para të mëngjesit: Propaganda e të ushqyerit me lugën bosh

Pasardhëse

Meta del me mesazhin e fuqishëm që në orët e para të mëngjesit: Propaganda e të ushqyerit me lugën bosh

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.