• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ngjela: Rusia po dërgon agjentë për të ndihmuar Metën e Berishën të nisin revoltat, por të dy janë në grahmat e fundit, nuk i shpëton dot asgjë

19 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
84
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokat Spartak Ngjela ka dhënë dje një paralajmërim të fortë mbi mbështetjen e rusëve për Berishën dhe Metën. Pak javë më parë në vendin tonë u arrestuan dy agjent rusë, të cilët dyshohen se kishin ardhur në Shqipëri si investitor, por në të vërtetë ishin të infiltruar të forcave ruse për të spiunuar mbi ecurinë e Defender Europe 2021.

Bazuar në këtë ngjarje, Ngjela ka dhënë një paralajmërim të fortë për politikën shqiptare, sidomos për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta. Përmes një postimi në Facebook, ai është shprehur se dy agjentët janë dërguar në Tiranë për të mbështetur Metën e Berishën në nisjen e një revolte të shumë paralajmëruar.

“Kryengritësit qesharakë, shqiptarë, të Rusisë, po japin shpirt gjithashtu, se, rusët që po kalojnë kufirin shqiptar, për t’u ndihmuar revoltave Meta-Berisha, janë të gjithë nën kontroll. Janë kapur e do të kapen të gjithë, se kuptohet që janë të skeduar”, – shkruan ai.

Gjithsesi, sipas Ngjelës Meta dhe Berisha nuk kanë për ta arritur këtë, të dy ata po veprojnë të frikësuar pasi lufta anti-korrupsion në Shqipëri e asistuar nga SHBA e dobëson Moskën, madje ka trembur Beogradin dhe ata janë më të rrezikuarit. Sipas Ngjelës, çdo agjent rus në Ballkan dhe çdo i korruptuar në Shqipëri që përkrah Beogradin do të eliminohet, madje janë në grahmat e tyre të fundit.

“Korrupsioni shtetëror e politik i Tiranës, me shpresë te Rusia dhe Beogradi, po jep shpirt. Meta është strukur, ndërsa Saliu po i kërcënon Shtetet e Bashkuara, me një fishek. Në të vërtetë, krerët e Shqipërisë, sa herë kanë qenë në hall, janë bërë qesharakë. Kjo, sepse shumica e tyre ka vepruar, me kast interesi vetjak, kundër Shqipërisë. Po sot? E njëjta gjë është edhe sot. Por këta të sotmit kanë një veçori origjinale: janë kapur me gjënë e vjedhur, dhe kjo po i dërgon drejt eliminimit”, – tha avokati.

SPAK ka gati skedat e tyre

Duke krahasuar Berishën dhe Metën me ish-diktatorin Enver Hoxha, Ngjela tregon se ata të dy po përdorin Bashën për të mbajtur regjim totalitar në vend dhe të vijojnë me korrupsionin. Gjithsesi, sipas avokatit kjo nuk do mund të ndodhë dhe korrupsioni i tyre do të ndalet me kaq sepse Prokuroria e Posaçme i ka gati skedat e tyre me të gjitha pasuritë e vjedhura dhe të krijuara nga korrupsioni ndër vite.

“Tani, të gjithë këta të korruptuar janë të skeduar dhe, ata që po drejtojnë purgon antikorrupsion, nuk shohin më asnjë pengesë që SPAK ta intensifikojë goditjen penale. Goditja penale antikorrupsion e krerëve politikë të korrupsionit shqiptar, është kthyer sot në një pritshmëri popullore, se shqiptarët po mendojnë me ngulm eliminimin e keqbërësve të tyre, që i kanë varfëruar në këta tridhjetë vjet korrupsion”, – shkruan Ngjela.

Në këto kushte, sipas Ngjelës, Meta dhe Berisha nuk do munden kurrë të krijojnë trazira dhe revoltë në vend. Avokati tregoi se, ndëshkimi i zyrtarëve më të lartë është shumë afër.

“Gjithkush duhet ta kuptojë se, sapo të fillojë goditja e krerëve, do të shihet një entuziazëm i madh popullor. Tani kjo, po shihet se është e sigurt, edhe pse korrupsioni shpreson destabilizimin shoqëror të Shqipërisë, destabilizim ky që, në fakt, nuk ka asnjë mundësi që të ndodhë”, – tha ai.

Paraardhëse

Surprizon kryeministri Rama, e nis ditën me mesazhin e veçantë (VIDEO)

Pasardhëse

Marku thirrje Bashës për të larguar ish-kryeministrin nga partia

Pasardhëse

Marku thirrje Bashës për të larguar ish-kryeministrin nga partia

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.