• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ngjela lëshon deklaratën e bujshme: Berisha është një politikan i çmendur, nëse merr në protestën e 12 nëntorit oficerët rusë siç i solli tek “Çadra e Lirisë” do ta pësojë keq

10 November, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
410
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend. Në njëprononcim për gazetën “SOT”, i pyetur për sulmet e ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj ambasadores së SHBA, Yuri Kim, si edhe ato ndaj ambasadorit britanik për të cilin tha se duhet që të hetohet sepse paguhet nga kryebashkiaku i Tiranës ErionVeliaj, Ngjela deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha është i çmendur. Ai deklaroi se Berisha nuk ka asnjë tagër që ti godas ndërkombëtarët.“Saliu është i çmendur, një njeri pa vlerë fare në një vend të vogël godet superfuqitë. Me çfarë tagri i godet ky tani, mirë të ishte kryeministër ose president, por ai është një njeri i thjesht i një vendi të vogël dhe ata nuk i përgjigjen fare”, tha ai.

Avokati: PD i takon Alibeajt

Ndërsa, lidhur me vendimin e Gjykatës sëApelit për statutin e Partisë Demokratike, nëse mendon se këtë herë do të merret një vendim duke qenë se është një proces që është zvarritur, ai tha se duket sikur gjykata do të marr një vendim që do të rrëzoj ish-kryeministrin Sali Berisha. Madje Ngjela shtoi se Partia Demokratike juridike është ajo që drejton Enkelejd Alibeaj.

“Duket sikur gjykata do të marr një vendim që do të rrëzoj Saliun. Ajo është person juridik, ndërsa Saliu nuk është person juridik, sepse person juridik është Partia Demokratike që drejtohet nga Alibeaj. Si do të bëjnë ata? Ai ishte gabimi më i madh i Saliut, ajo që bëri ai. Të shohim se çfarë vendimi do të marr gjykata dhe nuk besoj që të shkel ligjin, se mund të shkoj thellë kjo punë”, tha ai.

Ngjela: Nëse Berisha ka marrë oficerët rusë, do ta pësoj shumë keq

Ndërkohë, lidhur me protestën që do të mbahet në datën 12 nëntor nga opozita, i pyetur nëse e sheh këtë protestësi protestat e kaluarat apo me trazira, ai tha se ish-kryeministri Sali Berisha edhe në protestat e kaluara ka deklaruar se do të ketë trazira po asgjë që nuk ka ndodhur. Ngjela deklaroi se nëse Berisha ka marr oficerët rus që solli tek çadra do ta pësoj keq.

“Edhe në protestat e tjera, ai tha gjeni vend edhe futuni, por iku pastaj. Si do ta mund ai shtetin, nëse ka marr oficerët rus si i solli tek çadrat do ta pësoj shumë keq”, tha ai. Ndërkohë, i pyetur lidhur me vendimin e Apelit të GJKKO, i cili vendosi ditën e djeshme që tërikthejë në qeli ish-deputetin Alqi Bllako, pas ankimit të SPAK, Ngjela tha se ishte bërë një gabim dhe e nxorën nga burgu, ndërsa tani e rikthyen sërish në burg. Sipas tij, këto janë gjëra normale të cilat i pranon edhe ligji.“Ishte bërë një gabim dhe e nxorën nga burgu, ndërsa tani e rikthyen sërish në burg. E rikthyen sërish për një çështje e cila është nën hetim, ai nuk është dënuar, e nxorën nga arresti dhe e arrestuan prapë. Këto janë gjëra normale të cilat i pranon edhe ligji”, tha ai.

Paraardhëse

Ja cili është është planin franko-gjerman për Kosovë-Serbinë

Pasardhëse

​Borrell nesër në Paris takon Kurtin e Vuçiq

Pasardhëse

​Borrell nesër në Paris takon Kurtin e Vuçiq

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.