• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ngjela jep paralajmërimin “bombë”, zbulon se çfarë po e tmerron kryedemokratin: Do i bëjë gjëmën Lulzim Bashës

16 January, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Marrëveshja e arrirë dy ditë më parë shënoi një kthesë në politikën, pasi siç ishe parashikuar deri më tani, reforma zgjedhore ishte ajo që bëri bashkë të gjitha forcat politike.

Opozita shprehet se pas kësaj vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Avokati i njohur Spartak Ngjela shprehet se kryeministri Rama dhe Lulzim Basha nuk do gënjejnë dot politikën amerikane me një marrëveshje politike për reformën zgjedhore.

Ngjela tha se Basha është trembur dhe arsyeja e tij se : “tani foli Bundestagu gjerman, tha, prandaj u tërhoqa nga kushtet” nuk qëndron.

Spartak Ngjela shkruan:

“Dje u çel akti i parë i komedisë Rama-Basha: marrëveshje për reformën zgjedhore.
Të gjithë pyetën: çfarë ka ndodhur?
Basha, ktheu befas. Ai hoqi dorë nga të gjitha kushtet që i pati vënë Ramës, a thua se vetë ishte fituesi i një lufte, dhe jo një i mundur tre herë radhazi në zgjedhje.

l.
Basha është i trembur, sigurisht. Por, na tha dhe një gënjeshtër fëminore: “tani foli Bundestagu gjerman, tha, prandaj u tërhoqa nga kushtet”.
Kjo është për të qeshur dhe për të qarë njëherësh.
Po pse kjo kthesë e behtë, cila është arsyeja?
Frika po bashkon sërish në një marrëveshje të re Ramën dhe Bashën. Por, a dinë këta të dy të bëjnë gjë me këtë bashkim? Asgjë. Do të vinë vërdallë, ecë e jak, për të shpëtuar nga hetimi i SPAK-ut; por ja, sa të vijë ambasadorja e re amerikane dhe ndalon edhe ecejaku i tyre.

Pse janë të trembur pikërisht tani?
Krijimi i SPAK-ut dhe kërkesa e opozitës parlamentare për ndërrimin e sistemit zgjedhor, i ka bashkuar në atë që i thonë reformë zgjedhore.
Nuk do ta pranojnë ndërrimin e sistemit zgjedhor me lista të hapura, po, si do t’ia bëjnë për SPAK-un?… Atëherë?

Këtu ka një arsyetim të vetëm: po të funksionojë SPAK-u si hetim antikorrupsion, nuk është i ngutshëm ndërrimi i sistemit. Dhe SPAK-u do të funksionojë. Kurse te korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë pritën që SPAK-un ta errësonte Irani. Komedia vijon. Por, sa më tej në kohëecje, edhe më gazmore do të jetë kjo komedi.

ll.
Frika e politikanit mediokër, është gjithmonë një nxitës i brendshëm që e degdis këtë te fëmija.
Në fakt, Basha është trembur nga shumë ndodhi të rreshtuara kundër tij, por SPAK- u është tashmë një gjëmë e mundshme për të. Basha ndihet i trembur gjithashtu edhe nga fshehja që ai i bëri arsyes së vërtetë të protestave të dhunëshme, dhe daljes nga Parlamenti, duke dorëzuar mandatet. Ndërkaq, me kthimin te vendi nga iku me bujë e me premtime, ka çorientuar dhe ka revoltuar mbështetësit e gënjyer të partisë së tij. Prandaj nxori në pah Bundestagun gjerman. A do t’ia pranojnë përkrahësit këtë alibi fëminore? Të shohim.

lll.
Tani po kuptohet gjithashtu se, edhe Rama është i trembur. Nuk ka asnjë ide në llomotitjen e tij ditore. Por, në fakt, që të dy, Basha dhe Rama, janë të trembur nga SPAK-u. Shumë u munduan të dy, por nuk ia arritën ta bllokonin, edhe pse Rama e kishte shpresën te kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Ibrahimi.

Ndërkohë, ama, është duke ardhur ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara.
Edhe ambasadorja e re amerikane i ka trembur palët, sepse ajo tha prerë: “vij me përparësinë e kryerjes së reformës në drejtësi”.

lV.
Kurse Rama ndërkohë kuptohet se po mendon që të afrojë zgjedhjet, për të bllokuar SPAK-un, domethënë që të bllokojë reformën në drejtësi. Prandaj e ka thërritur edhe konen e Partisë Demokratike.
Janë fëminorë. Pse, politikën amerikane do gënjejnë këta të dy me një marrëveshje politike për reformën zgjedhore!!!

Kot e keni. Pa mbaruar reforma në drejtësi, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri – ky është mendimi amerikan.

Po sistemi zgjedhor? Edhe ky është në dorë të atyre që po drejtojnë reformën – ndërkombëtarëve. Priteni kur Rama t’ju thotë amerikanëve: “po të kërkojmë ndryshimin e sistemit, na ikën Partia Demokratike nga marrëveshja dhe tryeza e përbashkët”. Kurse amerikanët do të tallen me të, sigurisht.

V.
Kot lodhesh, zoti Rama! Nuk bën dot gjë. Është i mbyllur ky kapitull. Jeni të kapur, dhe politika amerikane nuk do t’ju bëjë asnjë lëshim. Nuk ka sesi t’ju pranojë të katërve: as ty, as Saliun, as Metën dhe as Bashën. Se jeni të kapur nga kundërshtarët e Shqipërisë dhe kundërshtarët e politikës amerikane.
Pse, vërtet mendoni se janë lëvizje të kota dalldisjet politike të Ramës nga Ankaraja në Pekin, e nga Pekini te minishengeni ballkanik?!
Në fakt, te këto lëvizje anti-interes për Shqipërinë, qëndron e kyçur e vërteta e likuidimit të katërshes shqiptare.
Këtu, tani, kuptohet qartë dhe vetë e vërteta e kësaj kohe, që është likuidimi me ligj kushtetues i korrupsionit të lartë shqiptar. Kushtetuta e riformuluar në vitin 2016, do të zbatohet pa asnjë ekuivok.

Korrupsioni i kryeministrave shqiptarë, gjithmonë i ka çuar dhe gjithmonë do t’i çojë këta drejt shteteve që janë kundër interesit shqiptar në Ballkanin Perëndimor. Por, për katërshen e korruptuar shqiprare, ky fakt po bëhet arsyeja kryesore e likuidimit të saj.
Kurse, politika amerikane është mirë që, të gjitha dokumentat që ka si prova kundër të katërve, duhet t’ia bëje të qartë opinionit publik shqiptar.

Aleanca shqiptaro-amerikane, ashtu siç e kërkon historia, është domosdoshmëri e kësaj kohe, kurse korrupsioni i lartë shqiptar, sot, është kundër kësaj aleance.

Mbrojtja amerikane e Shqipërisë tani është një fakt historik. Por, në këtë pikë, duhet shtuar se: edhe likuidimi i korrupsionit të lartë të politikës shqiptare, mbrojtje e Shqipërisë është.”

Paraardhëse

Pas përplasjes së fortë me Ilir Metën, Ylli Manjani jep propozimin e papritur për LSI

Pasardhëse

Padia e Ramës kundër Haradinajt, flet avokati i njohur dhe plas ‘bombën’: Çështje e pazakontë! Dikush do të paguaj lekë

Pasardhëse

Padia e Ramës kundër Haradinajt, flet avokati i njohur dhe plas ‘bombën’: Çështje e pazakontë! Dikush do të paguaj lekë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.