• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ngjela: Grekët sharlatanë dhe antishqiptarë shekullorë, nuk e marrin dot detin Jon, SPAK të hetojë shitjen e territorit nga Berisha

28 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokat Spartak Ngjela ka shpërthyer dje në kritika të forta ndaj grekëve pas deklaratave të kryeministrit Mitsotakis për zgjerim me 12 milje. Përmes një statusi të gjatë në rrjetin social Facebook, Ngjela u shpreh se grekët prej shekujsh kanë qenë sharlatanë dhe antishqiptarë, por shprehu bindjen e plotë se detin Jon nuk do arrijnë dot ta marrin, ndryshe nga sa kanë bërë me Korfuzin, Çamërinë, Epirin e deri në Janinë.

Avokati deklaroi se koha kur do të triumfojë territori arbëror do të jetë shumë i afërt.

“Grekët janë genocidistë, sharlatanë, antishqiptarë shekullorë dhe pushtues territoresh të gjera shqiptare. Por, detin Jon nuk na e marrin dot, siç na kanë pushtuar Korfuzin, Çamërinë dhe Epirin, nga Preveza e deri në Janinë. Gjithsesi, dardha e ka bishtin mbrapa dhe kjo e sotmja është historia e Arbërisë që po rivjen. Nuk do të jetë e largët koha për ta fituar tërësinë e plotë territoriale e drejta arbërore. Madje, është shumë e afërt. Keni për ta parë”, – tha Ngjela.

Por duke iu referuar deklaratave të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis për marrjen e 12 miljeve det në Shqipëri, Ngjela shprehet se frika që ka nga presidenti i Turqisë ka bërë që ai të kërcënojë shqiptarët. Por avokati theksoi se qytetarët shqiptarë nuk duhet të kenë frikë, pasi grekët nuk do arrijnë të marrin asnjë milje detare.

“Për detin Jon. Asnjë frikë nuk duhet të kenë shqiptarët. Po, pse po flet kryeministri grek si pushtues i territorit shqiptar në detin Jon? Mos ia vini re, ai tani është një fakir. Ne, këndej nga Tirana, i themi sjelljes së tij: kërcen prifti nga belaja; sepse ka frikë. Ai kuptohet se tani ka shqetësim frike nga Erdogani dhe fregatat e anijet e rënda luftarake të Turqisë, prandaj mendon se po kërcënon me Shqipërinë”, – u shpreh Ngjela.

Hetimi nga SPAK

Por avokat Spartak Ngjela në reagimin e tij i kërkoi Strukturës së Posaçme Antikorrupsion të nisë hetimet për shitjen e territorit detar në kohën kur qeveriste Sali Berisha. Sipas tij, marrëveshja e arritur në 2009 nga korrupsioni i lartë shtetëror është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese dhe asnjë lloj force tjetër nuk ka fuqi që ta zhbëjë. Kështu, Ngjela tha se ata që firmosën për këtë marrëveshje tashmë janë në frikë dhe ankth sepse drejtësia e re do të nisë procedimet penale.

“Asnjë rrezik nuk ka Shqipëria për të humbur territorin e saj në detin Jon. Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar tani marrëveshjen prej hajduti, për shitjen e kufirit shqiptar në detin Jon, që bëri në vitin 2009 korrupsioni i lartë shtetëror. Sot nuk ka forcë që ta prishë atë vendim, se kompetenca e vendosjes, sipas Kushtetutës, është Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë. Në të njëjtën kohë, duhet vënë në dukje se, qeverisë shqiptare ia kërkoi këtë me ngulm dhe me forcë politika e lartë amerikane: ajo kërkoi me forcë prishjen e marrëveshjes së detit Shqipëri-Greqi me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, marrëveshje nuk ka më dhe të korruptuarit e qeverisë së atëhershme shqiptare kanë ulur veshët e po rrinë me frikë, sepse SPAK duhet të fillojë procesin penal”, – tha Ngjela.

Avokati shtoi se si një nga firmëtarët për rrëzimin e kësaj marrëveshje, anëtarët e Kushtetueses e rrëzuan në unanimitet të plotë.

“Unë jam në dijeni të plotë të kësaj çështjeje, se kërkesën për Gjykatën Kushtetuese e kam firmosur vetë. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi me nëntë vota pro dhe asnjë kundër marrëveshjen korruptive të detit Jon”, – u shpreh avokat Spartak Ngjela.

Paraardhëse

‘Fundin e ke të hidhur’, Lefter Maliqi kërcënon kryeministrin Rama

Pasardhëse

Refuzoi rikthimin në PD, Besnik Mustafaj ka një mesazh për Jozefina Topallin: Nuk do i sigurojmë rehati Bashës, jam i fyer

Pasardhëse

Refuzoi rikthimin në PD, Besnik Mustafaj ka një mesazh për Jozefina Topallin: Nuk do i sigurojmë rehati Bashës, jam i fyer

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.