• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ngjela dhe Kara: Meta duhet të arrestohet me urgjencë, populli nuk është budalla të ndjekë një president të paudhë

20 February, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deklaratat e presidentit Ilir Meta se më 2 mars do të zhvillojë një tubim me qytetarët ku do të lidhin “besën” dhe se prej aty do të fillojë edhe shpartallimi i grushtit të shtetit, nuk është pritur aspak mirë jo vetëm nga opinioni publik, por edhe nga intelektualë të fushave të ndryshme.

Avokat Spartak Ngjela u shpreh ditën e djeshme se presidenti Ilir Meta është në shkelje të rëndë të Kushtetutës me thirrjet e tij për revolta, duke shtuar se ai duhet të arrestohet me urgjencë. Në një reagim për gazetën “SOT”, Ngjela u shpreh se presidenti mund të ketë çrregullim mendor me thirrjet që po bën, duke theksuar se ai nuk mund të bëjë asnjë veprim kundër rendit kushtetues.

“Ai bën thirrje për revolta për shkelje të Kushtetutës nga presidenti. Në çdo vend të botës do ishte arrestuar nëse e kryen këtë që thotë. Është një atentat kundër Kushtetutës nga presidenti, por është në flagrancë dhe e ka të rrezikshme nëse e bën. Fuqitë e mëdha që e drejtojnë Shqipërinë dhe që janë fuqi demokratike nuk e lejojnë që të bëjë një gjë të tillë. Do japin urdhër ta arrestojnë në flagrancë. Në çdo vend të botës arrestohet në flagrancë, por ky mund të ketë çorientim mendor. Është lajthitje. Nuk mund të bëjë dot kundër rendit kushtetues”, tha Ngjela në reagimin e tij për gazetën.

Po ashtu, edhe juristi Romeo Kara doli kundër thirrjeve të presidentit Ilir Meta. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai tha se populli nuk është budalla që të ndjekë nga pas një president të paudhë.

“Kur flet Meta për revolucion, parime dhe grusht shteti, mendoj se, ose ky na di neve për idiotë dhe elif matrake, ose vetë ka ikur tërësisht në drejtim të paditur. Për Metën opinioni shqiptar është pak a shumë ky: në dhjetë vetë, nëntë flasin shumë keq për të, ndërsa i dhjeti keq. Sado paçavure që është qeverisja e sotme, ku nuk bëjnë dot me derman as gurutë e Shikharit në Indi, përsëri duket e pranueshme vetëm për faktin se, alternativë e saj qëndron bulldogu i Presidencës me grifshën e LSI-së. Kur mendoj se kemi president një të paudhë si ai, kur mendoj se jemi qeverisur prej tij dhe familjes së tij, kur mendoj se ky i paudhë që mbeti shtigjeve e maleve mund të riciklohet përsëri në pushtet, së bashku me krye të paudhin Berisha, nga shpirti më del një ulërimë si Jovan Bregut tek Pallati 176”, tha juristi Romeo Kara.

Paraardhëse

Përplasja e ashpër me qeverinë, Elisa Spiropali i jep paralajmërimin e fortë Metës

Pasardhëse

Yuri Kim i shkon në zyrë Metës dhe i jep goditjen e fortë

Pasardhëse

Yuri Kim i shkon në zyrë Metës dhe i jep goditjen e fortë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.