• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ngjarjet tragjike në Shqipëri, reagon Kreshnik Spahiu dhe i “sulet” qytetarëve: Dje plasi pistoleta në Berlin, por krismat u dëgjuan më pak se në Velipojë

27 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
2.9k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Me anë të një postimi në Facebook, ka reaguar edhe Kreshnik Spahiu për ngjarjen e rëndë që ndodhin orët e para të mëngjesit në Velipojë, ku si pasojë mbeten të vdekur 4 persona dhe dy të tjerë u plagosën.

Ai shkruan se fajin për të gjitha vrasjet që bëjnë shqiptarët nuk e kanë fajin qeveria por vetë shqiptarët.

Postimi i plotë:

“Dje plasi pistoleta në mes të Berlinit, por krismat u dëgjuan më pak se në Velipojë…

Mbrëmë po darkoja në një nga restorantet japoneze më të njohura të Berlinit.

Restorant Sushi “Mido”, ndodhet në Adenauer Platz, në bulevardin kryesor të Berlinit Perendimor “K’udam”.

Aq shumë i populluar është lokali dhe zona sa gjithmonë duhet të rezervosh me telefon pasi nuk mundet të gjesh tavolina të lira.

Papritmas tek po shijoja kuzhinën japoneze, plasi pistoleta në lokalin ngjitur. Dy grupe arabësh filluan të përleshen. Pasi qëlluan ata u larguan në drejtime të ndryshme.

(Për ju që s’keni informacion: Mafia arabe është më e rrezikshmja në Gjermani dhe Europë dhe më pas vijnë Rusët, Çeçenët, Kurtët.. etj)

Qindra klientë u tronditën dhe filluan të largohen nga restorantet dhe baret …. por para se të largoheshin shumica i telefoninin policisë për ndihmë. I gjithë populli në momentin që ndodhi krimi u shndërrohet në “polic”.

Por ajo çfarë dua të veçoj nga kjo ngjarje janë disa element krahasues me Shqipërinë:

– Asnjë media gjermane nuk hapi lajmet me këtë ngjarje.

– Asnjë portal i Berlinit nuk kishte lajm apo tituj për atentatin.

– Asnjë parti politike nuk bëri koferencë për shtyp.

– Asnjë politikan nuk deklaroi që Berlini është i rrezikshëm për turistët

Dhe kjo nuk ishte asnjë ngjarje rastësore dhe asnjë krim i padëgjur.

Përkundrazi, pardje një person me thikë vrau 3 kalimtar dhe plagosi 6 të tjerë në qendër të Ëurzburg.

E di që shumë nga ju që e lexoni këtë analizë do thoni: “Në Shqipëri fajin e ka shteti dhe jo populli”

Pjesëisht jam dakort por unë po shtroj disa pyetje të tjera për ju:

– Pse shqiptarët në emigracion në Amerikë, Itali, Angli, Hollandë, Gjermani kryejnë po aq krime sa në Shqipëri: vrasje, përdhunime, vjedhje, trafikime?

– Pse trafikantët shqiptarë tregtojnë më shumë drogë në BE sesa në Shqipëri, a nuk ka shtet në këto vende?

– Pse shqiptarët në raport me numrin e popullsisë mbajnë vendin e parë në burgjet e Londrës, Mynihut, Amsterdamit, Hamburgut, Brukselit? Qeveria shqiptare e ka fajin ….?

– Pse shqiptarët vrasin në Greqi, Zvicer, Belgjike madje edhe në Island, kush e ka fajin….qeveria atje?

– Në cilin vend të botës vriten 6 veta për 6 çadra plazhi? A ndodh në plazhet e Marokut, Algjerisë, Tunizisë? A është problem mendor apo shtetëror?

– Në cilin vend bregdetar si Saranda, taksistët presin gishtat e dorës me sopata duke bërë sherr për një klient?

– Në cilin vend të botës 50% e popullsisë i japin makinës si të çmendur sepse jetën e kanë aq bosh, sa e vetmja sfidë dhe garë e jetës është parakalimi me makinë apo bllokimi trafikut rrugor.

– Në cilin vend të botës të vrasin pse parkove makinën keq?

– Në cilin vend të botës të vrasin për një karikues celulari që ka bllokuar prizën në lokal?

– Në cilin vend të botës pronari i hotelit i dhunon klientët, pse nuk ju pëlqeu peshku që kishte gatuar?

Që Shqipëria ka një shtet të dobët, është 100% e qartë por sigurisht populli ynë e meriton atë qeveri dhe atë opozitë, pasi jemi një shoqëri e kriminalizuar në themel dhe analiza duhet filloj tek shkatrrimi familjes, shkollës, kulturës, edukimit, integrimit dhe moralit social.

Jemi një komb që këto 30 vite: “Shembëm malet, dhe ngritëm halet”.

Një, në tre shqiptar kur e takon në Europe dhe e pyet se çfarë punon, të përgjigjet: “Me transport…..”

Ky është fundi i një historie tragjike të kombit më të vjetër në Europë por që me keqardhje shumë pak apo aspak ka mbetur nga geni i tyre ILIR …….

Do doja shumë me qen krenar që jam shqiptar, por kudo që prezantoj origjinën time, në sytë e çdo të huaji nuk lexoj aspakt repsekt për atdheun tonë.

Në sytë e çdo të huaji nuk lexoj keqardhje se ne vimë nga një vend i varfër apo shtet i paaftë, por thjesht se jemi një popull i dobët në çdo aspekt.

Kjo është e vërteta e hidhur që s’duam ta pranojmë.

Prandaj krismat e pistoletës në Berlin, nuk dëgjohen aq larg sa krismat e shqiptarve nga Velipoja në Sarandë.”-shkuruan Spahiu.

Paraardhëse

Meta shijon të dielën në jug: Nga Piqerasi largohesh vetëm me një dëshirë (FOTO)

Pasardhëse

Temperaturat deri në 40 °C, kur pritet të largohet i nxehti afrikan

Pasardhëse

Temperaturat deri në 40 °C, kur pritet të largohet i nxehti afrikan

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.