• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Nga zarfi i i zi tek nata më e vështirë, Arbana rrëfen prapaskenat e Big Brother

30 March, 2024
në Rozë
0
163
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

E ftuar në podcastin “Zë me Mirën” ka qenë moderatorja Arbana Osmani, e cila ka folur më shumë rreth eksperiencës së saj në televizion gjatë këtyre viteve, moderimit të një prej spektakleve më të ndjekura si BB dhe largimit të saj nga ky format.

Në këtë podcast ajo ka rrëfyer gjithçka rreth jetës së saj private, karrierës dhe planeve për të ardhmen.

Podcast i transkriptuar:

Mira Kazhani: Po flet për kohën e Big Brother tani?

Arbana Osmani: Edhe për kohën e Big Brother.

Mira Kazhani: Që të mos e bëj si ti me atë zarfin e zi, atë suspancën 25 minuta e 32 sekonda. Meqë ra fjala, ishte dikush që të thoshte kur duhet ta thoje emrin? Apo e vendosje ti kohën?

Arbana Osmani: Përgjithësisht jo. S`ka asnjë lloj rëndësie. Këto janë truqe televizive. Përgjithësisht është regjia që të lajmëron se kur duhet, pasi i ka fokusuar të gjithë konkurrentët dhe i ka marrë të gjitha emocionet e tyre. Domethënë, e pamë edhe Mirën, e pamë si reagoi Arbana dhe ok tani mund ta thuash.

Mira Kazhani: Po prisja dhe prisja dhe për të mos e bërë ashtu në fakt, si zarfi yt i zi, i famshëm, njerëzit duan shumë ta dinë çfarë ndodhi në të vërtetë me Big Brother. Ditët e fundit kur do të niste Big Brother Vip 3 u duk sikur në rrjet po zhvillohej një kryengritje. Njerëzit të donin ty. Janë mësuar me ty. Unë e kuptoj kur mësohen me një figurë. Por e thashë edhe në fillim, ti e di që e ke atë aset tëndin, meritë e jotja, fati yt që publiku të mbështet, të do.Arbana Osmani: Po, edhe jam shumë e lumtur që më do. Jam akoma më e lumtur që ka vëmendje ndaj meje. Jam shumë me fat në gjithë këtë vëmendje. Na shohin, na dëgjojnë, na kuptojnë, na besojnë. Është shumë e rëndësishme të na dëgjojnë. E vlerësoj shumë këtë. Pavarësisht se më vjen keq t`ju zhgënjej. Nuk ndodhi asgjë. Unë e shpjegova pak momente më përpara. Vija nga një periudhë shumë e ngjeshur dhe vendimi im për të vazhduar projekte, dëshira, qoftë edhe qëndrimi më shumë me fëmijët, ndjekja e pasioneve të mia, hapja e një sipërmarrje të re, bërja e gjërave ndryshe. Unë e kam bërë Big Brother për shumë shumë vite. Kam bërë programe të tjera për shumë vite. E kuptoj që publiku është i lidhur me mua shumë në figurën e Big Brother, aq më tepër gjatë këtyre dy viteve të fundit, ku Big Brother ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm. Po ashtu unë e di që publiku mësohet edhe me një figurë tjetër. Iki unë, vjen dikush tjetër. Asnjëherë s`e kam menduar që është një herezi e madhe të lësh një projekt, sepse po lë të tjerët në baltë.Mira Kazhani: Po ti e le në kulmin e vet. Në kulmin e suksesit tënd, të Big Brother si reality show. Nuk dukej e parashikuar. Dukej sikur gjithçka ndodhi në ato muajt e fundit.Arbana Osmani: Vazhdimisht kur e di se gjërat mes meje dhe njerëzve të mi të afërt, për tematika të caktuara, janë krejt të qarta, nuk e ndjej të nevojshme të jap shpjegime publike, në të gjitha sferat. Kështu që nuk e ndjeva që unë në finalen e Big Brother duhet të thoja: Shiko se ky është edicioni im i fundit. Se unë jam një nga hallkat e programit. Njerëzit do ta ndjekin programin me ose pa mua, ç`rëndësi ka a do jem a s`do jem unë. Nuk e ndjej se duhet t`i jap gjithë këto kredite vetes për ta glorifikuar këtë personazhin tim dhe pozicionin tim. Shiko se unë po iki dhe po ju lë… Thashë, kur të fillojë Big Brother unë do bëj një urim nga zemra për ata të cilët do ta vazhdojnë programin edhe e mendova të mjaftueshme.Mira Kazhani: Të besoj dhe të kuptoj, të them të drejtën. Se je një mami me tre fëmijë dhe mendoj se ke arritur edhe një profil publik që më duket sikur, e tha mirë edhe në një status drejtuesja e Top Channel: “Tani nuk ia kemi nevojën njëra-tjetrës”. Në një kuptim, ti je një institucion më vete. Gjërat e tua rrjedhin tani. Mund të bësh edhe pa një spektakël të madh. Ti ke ndërtuar një biznes. Duket sikur fituar edhe më shumë siguri, edhe siç po kuptoj unë nga ajo që po thua, je në një kohë që ke nevojë të shijosh edhe pak jetën me fëmijët e tu.Arbana Osmani: Po, është e vërtetë. Po nuk është një arsye specifike. Janë shumë arsye bashkë që besoj që është thjesht fati im në këtë moment që të zgjedh të bëj gjërat që dua.

Mira Kazhani: Po, e ke ndërtuar, e ke bërë gati veten për të bërë këtë që do. Cili ka qenë Big Brother më i vështirë? Nata më e vështirë për ty?

Arbana Osmani: Nata më e vështirë?

Mira Kazhani: Nata më e vështirë.

Arbana Osmani: Kanë qenë disa. Nuk di të të ndaj njërën. Kanë qenë disa. Të gjithë mendojnë që vështirësia në një program si Big Brother është prezantimi. Në fakt jo. Të paktën jo për mua. Për mua jo. Një program si Big Brother të kërkon 24 orë në 24. Unë do kisha qenë më rehat po të isha mbyllur tek shtëpia e Big Brother sesa duke qenë “head of content” nga jashtë. Ke shumë përgjegjësi. Përgjegjësi ndaj konkurrentëve, përgjegjësi ndaj familjarëve, ke përgjegjësi ndaj drejtuesve të televizionit dhe shifrave të audiencës që duhet t`i mbash gjithë kohën lart. Ke përgjegjësi ndaj stafit që qëndron aty bashkë me ty dhe nuk bën absolutisht asgjë tjetër. Ato 5 muaj, flas të paktën për stafin e ngushtë, ne që punonim shumë.

Paraardhëse

Habit “Big Brother VIP”, zhduk videon ku Egla i përmend vajzën Jetmirit

Pasardhëse

Aktori i njohur Reshat Arbana i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në zemër, si paraqitet gjendja shëndetësore

Pasardhëse

Aktori i njohur Reshat Arbana i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në zemër, si paraqitet gjendja shëndetësore

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.