• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Nga Ura e Dajlanit tek Kavalishenca, 3.8 mln euro për mbushjen me rërë të bregdetit të Durrësit

15 February, 2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
68
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një projekt që synon kryerjen e e punimeve në det dhe mbushjen me rërë të një brezi mbi 3 mijë metra në plazhin e Durrësit synon që të rrisë frekuentimin turistik të kësaj zone që është vijim i Durrës Yacht Marina.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit njoftoi se fituesi i kontratës “Ndërhyrje për rigjenerimin urban, mbrojtje detare në zonën bregdetare: Riprofilimi dhe mbushja me rërë e Vijës Bregdetare nga Ura e Dajlanit deri tek Godina e Kavalishencës, Durrës” me një fond limit 583 milionë lekë apo 5.8 milionë euro u fitua nga kompania Vëllezërit Hysa me një ofertë sa 63 për qind e fondit limit. Kompania synon që me 3.65 milionë euro të kryejë ndërhyrjen e parashikuar.

Referuar dokumenteve të bëra publike FSHZH argumenton se bregdeti i Durrësit në Jug të portit, nga fundi i Portit e deri tek fundi i Shëtitores së re tek Godina e Kavalishencës ka një breg ranor që nuk është në madhësi të konsiderueshme që të shërbejë dhe për rritjen dhe zhvillimin e turizmit.

“Në zonën e Portit të Durresit po zhvillohet një investim i njohur si Durrës Yacht Marina që synon dhe krijimin e një zone të re bregdetare. Pranë këtij investimit Zona ranore e bregut të detit është shumë e reduktuar dhe ka një gjerësi prej rresh 15 deri në 20 m Disa struktura turistike në këtë pjesë kanë investuar duke ndërtuar zona artificiale të rrethuara me konstruksione betoni dhe duke e mirëmbajtur herë mbas here.

Në pjesën tjetër të bregut nga skela( Hawai Beach Bar ) e deri tek fundi i shëtitores pranë pistës së vogël Iliria kemi një gjerësi të bregut të detit nga 15‐20 m ne fillim e deri ne 40‐50 m pranë pistës Iliria”, thuhet në dokument.

I njëjti argumenton se kjo zonë e plazhit pranë shëtitores nuk mund të luajë plotësisht rolin e mbështetjes së turizmit, siç është e natyrshme për një qytet bregdetar si Durrësi, duke mos qenë në gjendje, me ndonjë përjashtim të vogël, për të ofruar shërbime cilësore për turistët dhe vendasit që duan ta shfrytëzojnë atë, ka nevoje për një riprofilim dhe mbushje me rërë e vijës bregdetare.

“Me qëllim përmirësimin e situatës së lartpërmendur, duke i dhënë kësaj zone të rëndësishme të qytetit një pamje të re, moderne dhe tërheqëse nga pikëpamja turistike, është parashikuar që kjo vijë bregdetare të zgjerohet me një gjerësi mesatare prej rreth 100 m duke u nisur nga kufiri i shëtitores së re.

Ky zgjerim do të rikonfigurojë dhe vijën bregdetare duke e uniformizuar atë. Objekt i këtij raporti është përshkrimi i rehabilitimit të plotë të një brezi me shtrirje rreth 3168 m përgjatë zonës që do të arrihet nëpërmjet punimeve në det për rindërtimin e morfologjisë së plazhit, që do të kryhen nëpërmjet një rimbushjeje artificiale të plazhit dhe krijimin e një strukture për të ndare zonën e zhvillimit të projektit Durrës Yacht Marina dhe zonën e plazhit publik nga Ura e Dajlanit e deri tek Godina e Kavalishencës”, thuhet në dokument.

Paraardhëse

Votimi nga jashtë, Rama: Regjistrimi edhe me pasaporta apo karta identiteti që kanë dalë jashtë afatit

Pasardhëse

“Jemi në avancim, synojmë anëtarësimin në BE brenda dekadës”, Rama u bën thirrje emigrantëve: Shqipëria është gati t’ju presë, kthehuni dhe investoni

Pasardhëse

“Jemi në avancim, synojmë anëtarësimin në BE brenda dekadës”, Rama u bën thirrje emigrantëve: Shqipëria është gati t’ju presë, kthehuni dhe investoni

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.