• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Nga sot në 12:00 çdo automjet që kalon në Rrugën e Kombit duhet të paguajë 5 euro

25 March, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga sot, 25 mars, çdo automjet që do të kalojë në Rrugën e Kombit të bëjë pagesën nga 5 deri në 10 euro vajtje-ardhje.

Paralajmërimet për taksën rrugore në “Rrugën e Kombit”, që përbën projektin më të madh inxhinierik rrugor në historinë e Shqipërisë, janë komentuar në mënyra të ndryshme nga përfaqësues të institucioneve në Kosovë. Prova e parë nis në orën 12:00.

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës Pal Lekaj, ka bërë të ditur për Telegrafin se është i interesuar që sa më parë të definohen gjërat sa i përket autostradave, duke thënë se do të merren parasysh modelet me të mira për zhvillimin e këtij projekti.

Sipas tij, duhet të shikohet mundësia e koncesionimit të taksës rrugore me kushtin që mirëmbajtja e rrugëve të bëhet nga koncesionuesi.

“Sa i përket tarifës së pagesës për shfrytëzimin e autostradave, presim një raport matjeje për numrin e automjeteve që qarkullojnë dhe për kushtet tjera që duhet të plotësohen për të arritur një çmim, i cili do të jetë i arsyeshëm për qytetarët. Do të shikohet edhe mundësia e koncesionimit të taksës rrugore, kjo me kushtin që mirëmbajtja e rrugëve të bëhet nga koncesionuesi. Ne jemi të interesuar që sa ma parë t’i definojmë gjërat sa i përket autostradave, edhe për pagesat në rrugë, por edhe për funksionalizimin e vendeve të parapara për pushimore në brezin rrugor”, ka thënë Lekaj, duke shtuar se do të merren parasysh modelet me të mira për zhvillimin e këtij projekti.

Ndërsa, Safet Gerxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), tha se një taksë e tillë për autostradën do të gjenerojë shumë më tepër efekte negative se sa pozitive.

Ai sqaroi se ekzistojnë barriera të mjaftueshme në mes të një populli të ndarë në dy shtete, dhe kjo do të jetë një barrierë shtesë që do të godasë më së shumti kosovarët.

“Bashkëpunimi ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë si dy shtete të një populli të ndarë nuk është në nivelin e dëshiruar. Ekzistojnë barriera të ndryshme qoftë tarifore, por edhe jo tarifore, të cilat e vështirësojnë avancimin e bashkëpunimit, prandaj fillimi i zbatimit të taksës rrugore do të jetë edhe një barrierë shtesë që do të godas më së shumti kosovarët pasi atë e vizitojnë Shqipërinë më së shumti gjatë vitit. Kjo taksë rrugore do të ndikojë edhe në shfrytëzimin e shërbimeve të Portit të Durrësit, e me siguri do të ndikojë në koston e shërbimeve dhe produkteve që do të godasë qytetarët me ngritjen e kostos. Prandaj, një taksë e tillë do të gjeneroj shumë më tepër efekte negative se sa pozitive”, theksoi për Telegrafin Gërxhaliu.

Mediat në Shqipëri raportojnë se nga dita e nesërme (e diel) pritet që çdo automjet i cili do kalojë në Rrugën e Kombit të bëjë pagesën nga 5 deri në 10 euro vajtje-ardhje.

Mësohet se taksa do të paguar në hyrje të tunelit të Kalimashit.
Ndërkaq, në bazë të analizave të ekspertëve, nëse autostrada realizon minimumin e trafikut për një aks të këtij niveli, 7 mijë makina në ditë, siguron një të ardhur vjetore rreth 13 milion euro, pa llogaritur tarifat e larta ndaj automjeteve të rënda.

Paraardhëse

Ja pse është më mirë të bëni seks me dritën ndezur

Pasardhëse

Vdekje e parakohshme, shuhet artisti i njohur /Foto

Pasardhëse

Vdekje e parakohshme, shuhet artisti i njohur /Foto

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.